• Shqip
  • English
  • E martë, 10 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Do rritet mesatarja e pranimit në shkollë të lartë, Shahini: Mësuesit s’janë në nivelin e duhur, i punësonte PD me parti


    Deputetë të rinj të opozitës kërkuan interpelancë urgjente me ministren e Arsimit, Besa Shahini lidhur me një vendim për rritjen e mesatares, për pranimin e kandidatëve në programet e studimeve të ciklit të parë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, ose transferimin e studimeve në vitet e ndërmjetme të këtyre programeve me institucionet e arsimit të lartë për vitin akademik 2019-2020.

    Deputeti Andi Përmeti shtroi disa pyetje për ministren duke thënë se ku bazohet, nëse ka pyetur studentët dhe pse duhet ndryshuar në fundit të vitit, ndonëse e pranoi se mesatarja duhet të rritet.

    Ministrja Shahini mori shembull mjekësinë dhe mësuesinë, duke thënë se: që një student të bëhet mjek duhet të jetë më i miri i klasës, ndërsa për tu bërë mësues mund të ketë dhe rezultate të ulëta. Kjo për mua nuk është e drejtë!

    Ministrja Shahini tha se mësuesit nuk janë në nivelin e duhur dhe vendimin për të rritur mesataren e argumentoi kështu:

    Ne besojmë se ata që janë të dobët në shkollë të Mesme nuk kanë si të përfitojnë nga studimet Bachelor. kur vjen dikush i dobët në Universitet harxhon kohë dhe kosto për familjet dhe jo pak herë përfundojnë duke marrë një diplomë që nuk i shërben për asgjë. Në kohën e PD mbi 60 % e nxënësve kanë qenë analfabetë funksional dhe mësuesit punësoheshin me bazë partiake.Në vitin 2015 pas një viti e gjysmë menaxhim nga PS kjo shifër pati rënie të ndjeshme. Ne e pamë të arsyeshme që t’i orientojmë ata më të mirët drejt formimit akademik. Qëllimi për përcaktimin e notës mesatare për pranimin në ciklin e parë dhe të dytë të studimeve është mbështetje e strategjive në funksion të përmirësimit të shërbimit të arsimit të lartë dhe mbështetja e arsimit profesional. Duhet t’i jepet një fuqizim edhe arsimit profesional për të kontribuar në tregun e punës. Ligji i arsimit të Lartë të vitit 2015 i jep këshillit të ministrave tagrin për përcaktimin e një note mesatare. Do e çojmë në 8 notën mesatare për degën e Mësuesisë. Universiteti i Mjekësisë ka vendosur të shkojë përtej vendimit tonë duke vendosur edhe një notë akoma më të lartë mesatare. Kam biseduar me shumë maturantë. I kam njoftuar për vendimin që do merret. Kemi pasur sigurisht edhe kritika. Kemi rritur pak notën mesatare nga 6 në 6.5 për në universitet./ Tiranapost.al. E.B

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post