Showbiz

Do një autograf apo foto me të? John Travolta ka një listë çmimesh

Do një autograf apo foto me të? John Travolta ka një listë

Pas Sylvester Stallone-s, edhe John Travolta e përdor si biznes dashurinë e fansave. Nëse do një foto ose një autograf duhet të paguash. Ka vendosur edhe një listë çmimesh madje. 500 dollarë kushton një foto, kurse 250 dollarë një autograf. Dhe nëse i do të dyja nuk bën ulje çmimi.

Në një event të fundit ku ishte i pranishëm organizatorët njohën pjesëmarrësit me kushtet e reja dhe një pjesë s`e pati problem të paguante, kurse pjesa tjetër e revoltuar e shfryu mllefin në rrjete sociale.

Me aq sa dimë, VIP-at tanë s`kanë nisur nga kjo metodë akoma.

*Ky post u përshtat nga Daily Mail dhe është realizuar nga Fabjola Hije.