Showbiz

Ajola na rrëfen katër minutat e vallëzimit me Erionin, në të cilat s`reshti së menduari për babain

Ajola na rrëfen katër minutat e vallëzimit me Erionin, në

Në Ballon Vjeneze Ajola Xoxa nuk i tha “Jo” dorës së zgjatur të bashkëshortit për të vallëzuar. Përveç fotos, ndau me të gjithë ne gjithë mendimet që iu vërtitën në kokë ndërkohë që hidhte hapat sipas muzikës. Iu kujtua i ati dhe kërcimi që i mbeti peng.

[caption id="attachment_358546" align="aligncenter" width="925"](Postimi i Ajolës në Instagram)[/caption]

“Pak dite perpara se te nderronte jete, ne momentet e fundit te ndergjegjshme, atehere kur endrra i perzihej me realitetin, shtrire ne nje krevat spitali, babi me zgjati doren dhe me tha: 'A do kercesh me mua?' Ne nuk kercyem dot ate pasdite e kurre me, sepse ai nuk mundi me te ngrihej ne kembe. Por une do te kercej pergjithmone me ty dhe per ty babi. Do ta nderoj cdo dite jete, cdo cast te bukur, ashtu sic me ke mesuar, sepse jeta eshte dashuri po aq sa c’eshte edhe dhimbje. Ti je pergjithmone me mua dhe në mua, ne cdo vallezim, ne cdo rrezim, ne cdo ringritje. Dhe do te perlotem me cdo vajze qe e shoh te vallezoje me babain e saj. Dhe kur nje dite te shfaqet edhe per mua ai tuneli i gjate me drite, do te te zgjas doren e do te te them: ‘Eja te vallezojme bashke’”, rrëfen Ajola mendimet e saj dhe një tjetër moment nga ditët e fundit me të atin.

Babai i Ajolës, publicist Arben Xoxa u nda nga jeta në fund të shkurtit si pasojë e një sëmundjeje. Dhe që prej asaj dite, Ajola ka ndarë vazhdimisht copëza nga jeta e tyre dhe ndjesitë e saj.

*Ky post është realizuar nga Fabjola Hije.

http://www.tiranapost.al/ndahet-nga-jeta-publicisti-arben-xoxa/

http://www.tiranapost.al/ky-eshte-statusi-me-i-dhimbshem-qe-ka-shkruar-ndonjehere-ajola/