• Shqip
  • English
  • E diel, 25 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Showbiz Të gjitha TIP top

    Do jem një gjyshe seksi! Bebe Rexha ka një mesazh për ato vajza që kanë frikë nga plakja


    Bebe Rexha kur të plaket do të duket një gjyshe shumë sensuale, ose të paktën kështu e tregon aplikacioni që po pushton rrjetet sociale ditët e fundit.

    Por bashkë me foton kur tregon se do të duket disa vite më pas, këngëtarja shqiptare ka një mesazh për të gjithë ata që i frikësohen plakjes.

    “Shumë njerëz kanë frikë nga plakja, sidomos gratë. Shoqëria ka krijuar këtë stigmë që kur burrat plaken, ata bëhen seksi si George Clooney dhe kur gratë bëhen plaken kthehemi në shtriga. Kjo është një broçkull. Me moshën vjen urtësia dhe përvoja, veçanërisht në dhomën e gjumit. Kur të plakem, do të jem një gjyshe e mençur, e bukur dhe e çmendur”, shkruan Bebe në postimin e Instagramit.

    Pikërisht këtë mesazh donim të lexonim këto ditë./ Tiranapost.al