• Shqip
  • English
  • E hënë, 16 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Do digjej Parlamenti? 9 deputetë kërkojnë të pyetet kreu i SHISH


    Kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Helidon Bendo, do të thirret në seancë dëgjimore nga Komisioni i Sigurisë.

    Kërkesa për thirrjen e Bendos në këtë seancë është bërë nga 9 deputetë të Kuvendit.

    Shkak për të u bë deklarata e Presidentit Ilir Meta në Komisionin Hetimor, se  kishte informacione për djegien e Parlamentin, ndaj kishte vendosur të anulonte zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

    Pikërisht për këtë deklaratë do të pyetet edhe kreu i SHISH, Helidon Bendo.

    Deputetët që bënë kërkesë:

    Xhemal Qefalija

    Ladi Vorpsi

    Eljo Hysko

    Anduel Xhindi

    Antoneta Dhima

    Lefter Maliqi

    Myslim Murrizi

    Luan Duzha

    Elena Xhina/ Tiranapost.al

    I shtyva zgjedhjet sepse parlamenti do digjej, Edi Rama dhe Lulzim Basha kokëfortë

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690