SPORT

Djimsiti: Duam të qëndrojmë në Europë

Djimsiti: Duam të qëndrojmë në Europë

Futbollisti i kombëtares shqiptare, Berat Djimsiti ishte një ndër lojtarët më të mirë në fushë, në barazimin 1-1 që Atalanta arriti kundër Manchester City, në xhiron e katërt të Champions League.

Mbrojtësi, i cili u vlerësuar me notën 6.5 nga "Sportmediaset", ndjen se Atalanta meritoi ta fitonte ndeshjen.

“Sigurisht përpara ndeshjes do të ishim të kënaqur edhe me barazim, por ashtu si shkoi ka keqardhje, pasi mund të fitonim pas daljes me karton të kuq të portierit të City. Megjithatë theksoj se ishte një ndeshje shumë e vështirë. Manchester City krijoi shumë shanse për gol në pjesën e parë dhe nuk ishte e lehtë. Goli i shpejt ndikoj pak tek performaca jonë, por ndaj City ke rrezik që të pësosh edhe më shumë. Në pjesën e dytë, ishim më të organizuar dhe luajtëm mjaft mirë," tha fillimisht mbrojtësi.

Kjo ishte pika e parë për Atalantën në grupin C pas 4 ndeshjeve të para, megjithatë Djimsiti beson te vendi i tretë që do t'i jepte kualifikimin në Europa League.

“Kemi besim. Ndeshja e radhës me Dinamon e Zagrebit do të jetë shumë e rëndësishme. Nëse fitojmë, do luajmë një finale të vërtetë më pas me Shakhtarin. Sigurisht është e vështirë të arrijmë një kalim në turin tjetër, por synojmë të qëndrojmë në Europë. Në ndeshjen e radhës vendoset gjithçka. Nëse fitojmë, mund ta kemi objektiv vendin e dytë.  Por tani, le të mendojmë për kampionatin. sepse na pret një sfidë e vështirë me Sampdorian," shtoi ai.

Ekipi i Gasperinit ka pësuar 12 gola në 4 ndeshje në Champions, një rekord tepër negativ.

“Gjithmonë përpiqemi të luajmë në të njëjtën mënyrë, por kemi mësuar shumë nga tre ndeshjet e para. Është një kompeticion tjetër. Ndaj City bëmë më të mirën tonë dhe morëm një pikë”, përfundoi Djimsiti.

Atalanta ndali në "San Siro", Manchester City, duke barazuar me shifrat 1-1. /XH.K