Botë Te gjitha

‘Djalli fshihet në detaje’! Për çfarë e ka fjalën kancelarja Merkel?


Kancelarja gjermane Angela Merkel ka thënë se marrëveshja për Brexit ka bërë përparim, por paralajmëroi se djalli fshihet në detaje. Ky koment i saj vjen një javë pasi krerët e BE-së do takohen në Bruksel, në takimin që mund të jetë shansi i fundit për të nënshkruar marrëveshje lidhur me ndarjen e Anglisë nga BE.

“Ka progres,” tha Merkel gjatë një konference shtypi në krah të kryeministrit holandez Mark Rutte në Hagë, por shtoi se “Gjithçka zgjidhet vetëm atëherë kur gjithçka të zgjidhet”. “Jemi të kënaqur që ka diskutime intensive, por djalli fshihet në detaje “, shtoi liderja gjermane.

Detajet për të cilat flet Merkel lidhen me rikthimini e kontrolleve kufitare mes Republikës së Irlandës dheIrlandës së Veriut, pasi kjo e fundit kërkon të ruajë të njëjtat marrëdhënie tregtare me BE-në. Britania duhet të pranojë disa kontrolle doganore mes Irlandës së Veriut dhe Anglisë, për të mbrojtur integritetin e tregut të vetëm të BE-së.

Kryeministrja Britanike Theresa May dhe DUP refuzojnë çdo lloj shkelje të sovranitetit britanik. Maji pritet të mbajë fjalim në Bruksel më 17 tetor për një apel të fundit ndaj liderëve të BE, ndërsa negociatat vazhdojnë me orar të plotë në Bruksel./ Marrë nga The Journal, Tiranapost.al Elisa Bajrami. 

Image result for angela merkel