• Shqip
  • English
  • E diel, 20 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Showbiz Të gjitha

    Djali i Megan Fox shkon në shkollë me fustan: Është vendimi i tij dhe unë si nënë kam për detyrë ta mbroj


    Megan Fox nuk e pengon djalin e saj Noah që të veshë ato që dëshiron, qofshin fustane apo xhinse. Madje si nënë që i qëndron pranë, e inkurajon gjashtë vjeçarin që të vishet ashtu siç ka qejfin. Aktorja e famshme e The Transformes foli për këtë çështje në një intervistë të fundit, ku u pyet mbi një foto ku djali shihej i veshur me një fustan në shkollë.

    Image result for Megan Fox Noah dress

    Nëna e tre fëmijëve thotë se nuk e ndalon djalin të vishet ashtu si ndihet, pavarësisht kritikave që mund të marrë nga shokët e klasës.

    Calabasas, CA - Megan Fox and Brian Austin Green took the kids for sushi at celeb hot spot Sugarfish in Calabasas. The kids made funny faces for the cameras on the way inside. Pictured: Brian Austin Green, Megan Fox BACKGRID USA 7 SEPTEMBER 2019 BYLINE MUST READ: IXOLA / BACKGRID USA: +1 310 798 9111 / usasales@backgrid.com UK: +44 208 344 2007 / uksales@backgrid.com *UK Clients - Pictures Containing Children Please Pixelate Face Prior To Publication*

    “Atij i pëlqen shumë moda, vishet vetë, i zgjedh rrobat vetë. E dërgoj në shkollë dhe e pyes nëse gjithçka po shkon mirë me të. Këtu në Kaliforni fëmijët mësohen të jenë vetvetja. Unë dëgjoj shumë fjalë të tipit: Djemtë nuk veshin fustane, nuk veshin bluzë me trëndafil. Por unë po përpiqem ta lë atë të lirë dhe të ndjekë modën sipas mendjes së tij. Ka një stil të veçantë. Kështu si e ka nisur mendoj se do bëhet një fashion designer me famë botërore”.

    Image result for Megan Fox Noah dress

    Image result for Megan Fox Noah

    Megan tregon edhe bisedën që bën me djalin lidhur me këtë çështje: “Dy ditë më parë veshi fustan në shkollë. Kur erdhi në shtëpi e pyeta: hë si shkoi? Të tha ndonjë gjë ndonjë nga shokët e klasës? Dhe Noah mu përgjigj: Epo, disa qeshën kur hyra, por nuk më intereson. Dua të vishem bukur. Jam fashionist i guximshëm. Kur e kisha Noah në bark, kisha një intuitë si nënë, se mund të ishte vajzë. Kështu vendosa të përgatisja terrenin për të, për ta lejuar që të zbulojë vetë se si dëshiron të jetojë. Koha dhe liria bën që djali im të shprehë veten”/ Tiranapost.al. E.B

    Megan Fox

    Image result for Megan Fox Noah

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]