Aktualitet

Djali i mbijetoi tërmetit duke ‘fluturuar’ nga ballkoni/ Nëna e tij drejt përmirësimit

Djali i mbijetoi tërmetit duke ‘fluturuar’ nga ballkoni/

Manjola Cakoni është një nga të mbijetuarat e tërmetit të 26 nëntorit në Thumanë, ndërsa djali i saj Alesio shpëtoi pasi u hodh nga ballkoni nga kati i pestë i pallatit.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastriliu, e vizitoi në spital nga ku dha dhe lajmin e mirë se gjendja e saj po përmirësohet nga dita në ditë.

"Kurajë Manjola! Për fat të mirë Manjola po përmirësohet nga dita në ditë, me shpresën që të gjejë forcën të kapërcejë humbjen e madhe! Po kujdesemi për mamin e Alesios së vogël që shpëtoi për mrekulli nga tragjedia e Thumanës, që të jetë sa më shpejt me djalin e saj dhe të ringrihen më të fortë. Manjola ti nuk do të jesh kurrë vetëm", shkruan ministrja.

Ajo humbi bashkëshortin dhe vajzën nën rrënojat e pallatit të shembur në Thumanë./ Tiranapost.al