Showbiz

Divani portokalli i ‘Friends’ nis turneun. Gjithë bota mund të ulet në të

Divani portokalli i ‘Friends’ nis turneun. Gjithë bota mund

236 episode të ndjekur e të rindjekur disa herë, Friends është padyshim një ndër serialet më të famshëm. Dhe nuk bëri të famshëm vetëm aktorët, por çdo gjë që lidhet me të, edhe kolltukun portokalli në qendër të dhomës. Dhe pikërisht ky divan do bëjë xhiron e botës si një vip i vërtetë, do jetë dhe fare pranë nesh, dy ditë në Romë, në Itali.

Divani do niset nga Parisi në 12 shtator për të shkuar në Los Angeles, New Orleans, Dallas, New York dhe pastaj në Europë, në Londër, Madrid, Berlin.

Pastaj në 21 dhe 22 shtator do rehatohet në Romë, në Sheshin Barberini.

Po si u bë pjesë e serialit të famshëm ky divan?

Thuhet se skenaristi e gjeti diku në bodrumin e Hollivudit dhe vendosi ta riparojë. Iu duk i përshtatshëm për serialin dhe kishte të drejtë.

*Ky post u përshtat nga Roba Da Donne dhe është realizuar nga Fabjola Hije.