Lajme nga Bota

Div, miliarderi që nuk i harron kurrë këshillat e babait

Div, miliarderi që nuk i harron kurrë këshillat e babait

Kur Div Turakhia ishte 8 vjeç, filloi të mësonte vetë programimin kompjuterik. Sot ai është një nga miliarderët më të rinj e të pavarur të Indisë pas shitjes së kompanisë së tij Media.net-it me shumën rreth 900 milionë dollarë.

Ai shiti biznesin e parë por ngriti të dytin me vëllanë e tij Bhavin dhe sipas raporteve, kompania sjell fitime me 250 milion dollarë në të ardhura vjetore. Por suksesi dhe paratë nuk i ranë nga qielli. 37 vjeçari thotë se për 20 vjet punoi shumë pa ndërprerje dhe me shumë lodhje, sprova dështime, ulje e ngritje. Në fakt, miliarderi e ngriti biznesin e tij të parë kur ishte 16 vjeç duke marrë 500 dollarë hua nga babai i tij.

Babai i tij i dha dy këshilla me thelbin e njëjtë që Turakhia e ndoqi dhe tashmë do ta ndajë edhe me ne:

“Ti po provon diçka që mund të të ecë mirë, por edhe mund të dështojë. Gjithsesi ja vlen të provosh".

"Nëse do të provosh diçka, thjesht provoje, edhe nëse ti dështon, një gjë është e sigurt se do të mësosh nga ky dështim dhe do kesh një plus në idenë tënde”./ Marrë nga CNBC/ Tiranapost.al. 

Image result for div turakhia