Aktualitet

Ditmir Bushati: Miratimi i Marrëveshjes së Prespës zhbllokon rrugën drejt NATO dhe BE

Ditmir Bushati: Miratimi i Marrëveshjes së Prespës zhbllokon

"Votimi përfundimtar i Marrëveshjes së Prespës nga Parlamenti maqedonas është një demonstrim i qartë i aftësisë politike për të hapur rrugën drejt NATO-s dhe BE-së. Kontributi i partive politike shqiptare edhe njëherë u dëshmua si faktor vendimtar. Urime!", - kështu shkruan në Twitter ministri i jashtëm i Shqipërisë Ditmir Bushati.

Megjithëse ai është shkarkuar nga posti i ministrit, vazhdon ende të qëndrojë në detyrë deri në miratimin e ministrit të ri dhe deri atëherë Bushati kryen misionin e kryediplomatit duke përshëndetur vendimin më të fundit të parlamentit maqedonas që sapo miratoi emrin e ri të Republikës së Maqedonisë së Veriut./Tiranapost.al