• Shqip
  • English
  • E enjte, 12 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Modë Personazh Të gjitha TIP top

    Ditëlindjen e Coco Chanel s’mund ta festosh veçse me këshillat e saj, që duhen vënë si bizhuteri


    Sot është ditëlindja e 136-të e Gabrielle “Coco” Chanel. Ajo ishte një stiliste ikonë dhe një grua e emancipuar, e cila ndryshoi mënyrën se si vishemi dhe kuptojmë elegancën, e cila është bërë një mit për breza të tëra grash. Chanel ishte në modë, është në modë dhe me shumë gjasa ka për të qenë përjetësisht në modë. Jo vetëm për sa i përket stilit! Por sepse ajo e ka ditur që në fillim se çfarë kërkon një grua. Dhe ka thënë fjalët më të mençura për vetëvlerësimin, bukurinë, burrat … dhe jetën në përgjithësi, që ne i kujtojmë sot për ditëlindjen e saj. Por që duhen kujtuar ditë për ditë, vesh apo nuk vesh Chanel. Këto janë disa nga shprehjet e saj më të famshme:

     

    “E zeza është gjithçka. Ashtu si e bardha. Bukuria e tyre është absolute. Është harmonia e përsosur”.

     

    “Veprimi më i guximshëm është të dish të mendosh për veten”.

    “Për të qenë i pazëvendësueshëm, duhet si fillim të dallosh”.

     

    “Moda nuk është diçka që ekziston vetëm në rroba. Moda është në qiell, në rrugë, ajo ka të bëjë me idetë, mënyrën se si jetojmë, çfarë ndodh rreth nesh.”

     

    “Një vajzë duhet të jetë dy gjëra: klasike dhe përrallore!”

     

    “Moda ndryshon, por stili është përgjithmonë”.

    “Kur ti kupton se burri është si fëmija, atëherë ti di gjithçka që duhet të dish”.

     

    “Disa mendojnë se luksi është e kundërta e varfërisë. Nuk është ashtu. Theshtë e kundërta e vulgaritetit”.

    “Një grua që nuk parfumoset nuk ka të ardhme”.

     

    “Nëse ke lindur pa krahë, mos bëj asgjë që t’i pengosh të rriten”.

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post