• Shqip
  • English
  • E martë, 25 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Ditëlindja e PS-së, ja ku do ta festojnë sot anëtarët dhe mbështetësit


    Partia Socialiste feston sot ditëlindjen e saj të 28-të! Për këtë datë të rëndësishme kryetari i PS-së, Edi Rama dhe anëtarët e tjerë të saj do të jenë të pranishëm sot në takimin që do të zhvillohet tek Amfiteatri, te Liqeni Artificial i Tiranës.

    Sipas burimeve, takimi që duket se do të drejtohet nga Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, do të jetë në formën e një feste për ditën e krijimit të partisë së rëndësishme.

    Për 28-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste, ishte  kryebashkiaku Veliaj dhe kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla që postuan të parët mesazhet e tyre në rrjetet sociale./ Tiranapost.al

    Foto/ Mesazhi i Veliajt në 28-vjetorin e PS dhe një kujtesë për 30 qershorin

    Ditmir Bushati: Gëzuar ditëlindjen partia ime!