• Shqip
  • English
  • E shtunë, 21 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Politikë Të gjitha

    Ditëlindja e PS edhe ditëlindja e Bashës


    Sot është 28 vjetori i themelimit të partisë Socialiste, me kryebashkiakun Veliaj dhe kreun e grupit të PS Taulant Balla që postuan të parët mesazhet e tyre në rrjetet sociale. Por nga ana tjetër festë ka edhe në selinë e PD, pasi lideri Lulzim Basha ka ditëlindjen.

    Lulzim Basha mbush 45 vjeç. Kjo ditëlindje e ka gjetur Bashën mes valës së protestave, nga ana tjetër PS insiston për zgjedhje që presidenti i anuloi dhe tashmë fton partitë të zgjedhin një datë tjetër. Sido të jetë vazhdimi i kësaj krize politike, sot dy palët e kanë festë./ Copyright/ Tiranapost.al. E.B

    Foto/ Mesazhi i Veliajt në 28-vjetorin e PS dhe një kujtesë për 30 qershorin

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690