• Shqip
  • English
  • E hënë, 18 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Politikë Të gjitha

    Ditëlindja e gjen Ramën në Poloni: Përkrah Merkelit në konferencën e liderëve të Ballkanit


    Sot kryeministri Rama mbush 55 vjeç, por duket se kjo ditëlindje do të jetë më ndryshe. Sot Rama nuk do të jetë në Tiranë, por në Poloni, krah Angela Merkel. Sot është katër korrik, data kur mbahet edhe konferenca e Ballkanit Perëndimor në Poznan të Polonisë.

    Mësohet se konferenca do të mbahet sot edhe nesër, ndërkohë që liderë të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor nga Shqipëria, Bosnja-Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, që presin anëtarësimin në BE, do të jenë të pranishëm gjithashtu.

    Großbritannien EU-Westbalkangipfel in London (picture-alliance/empics/L. Neal)

    Kjo konferencë mbahet çdo vit në qytete të ndryshme europiane dhe kancelarja Merkel do të jetë e pranishme, si themeluese e nismës diplomatike të njohur si Procesi i Berlinit. Për më shumë mbi samitin në Poznan të Polonisë, klikoni linkun këtu./Referuar burimeve nga Report/  Tiranapost.al. E.B

    Image result for Rama Merkel

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post