Showbiz

Ditëlindja e 39-të për Kim Kardashian vendosi një standard të ri dhuratash

Ditëlindja e 39-të për Kim Kardashian vendosi një standard

Ditëlindja e 39-të për Kim ka arritur në nivele të tjera dhuratash. Veç festës në Palm Spring dhe darkës në tavolinën e drurit me fëmijët e gjithë familjen, organizuar nga e ëma Kris Jenner dhe Kanye West, bashkëshorti i Kim ka ditur si ta gëzojë atë me dhuratën e saj.

Ai dhuroi 1 milion dollarë si bamirësi për ata që po punojnë me reformën në burgje, dhe paratë i ka dhuruar në emrin e bashkëshortes Kim, emrin e tij dhe të fëmijëve.

Kjo dhuratë, e ka gëzuar shumë Kim, e cila në Instagram shkruan: "Certifikatë dhurimi në nder të Kim Kardashian West. Një donacion 1 milion dollar është bërë në emrin tënd nga Kanye, North, Saint, Chi dhe Psalm West për Cut 50 "Buried alive project", për koalicionin anti-recidivizëm". Pra thënë ndryshe për riintegrimin e ish-të burgosurve dhe shmangin e recidivizmit (kryerjen e veprave të tjera penale dhe shkeljen e ligjeve).

Çështja e të burgosurve është pika e dobët e Kim që si avokate e ardhshme është zotuar t'i ndihmojë vazhdimisht./Tiranapost.al