Nën lupën e Stela Sallakut

Ditë e natë mos kini frikë nga xixat

Ditë e natë mos kini frikë nga xixat

 Kur mendojmë se trendi edhe këtë vit vërtitet rreth teminave, frikësohemi paksa. Jo se s’na pëlqen shkëlqimi apo ndjesia “glam”, por nuk dimë se s'i t'i kombinojmë pasi kanë kaluar festat. A mund t'i veshim sërish në rrugë? Epo ka disa lloje fundesh me temina, por jo të gjitha mund t'i veshim në rrugë dhe paradite. Gigi Hadid në spotin për Vogue, veshi pantallonat me temina jeshile nga Marc Jacobs. Ai lloj kombinimi nuk vishet dot paradite, sepse më shumë se gjysma e veshjes përbëhet nga temina.

[caption id="attachment_295356" align="aligncenter" width="564"](Foto nga Pinterest)[/caption]

Fundet me temina gri janë ndër më të thjeshtat për t'u kombinuar siç duhet. Shkojnë me trikot e leshta, kashmiri ose dhe me bluza pambuku. E gjitha është në dorën tënde dhe të vendit ku do të shkosh.

[caption id="attachment_295341" align="aligncenter" width="564"](Foto nga Pinterest)[/caption]

Zara ka sjellë një dizajn interesant të fundit shumëngjyrësh me temina. Me gjatësinë deri tek pulpa ai të jep idenë e fundit klasik, por copa është ajo që e bën të veçantë. Në këtë rast mund ta kombinosh me një t-shirt shumë bazike, të zezë ose të bardhë.

[caption id="attachment_295343" align="aligncenter" width="564"](Foto nga Pinterest)[/caption]

Një kombinim i duhur është me funde që nuk kanë shumë shkëlqim, pra teminat janë gjysëm mat. Në këtë rast krijo pa merak një veshje monochrome, duke i shtuar një triko ose golf në të njëjtën nuancë me fundin. Silueta duket më e gjatë si dhe elegante.

[caption id="attachment_295359" align="aligncenter" width="564"](Foto nga Pinterest)[/caption]

Ky është kombinimi që do i bënte një vajzë franceze fundit me temina, patjetër do i shtonte një shall mëndafshi të lidhur mbrapsht. Mund ta veshësh sipas trendit, duke krijuar blloqe ngjyrash (color blocks), ose me nuanca neutrale (gri, nude, të bardhë apo të zezë).

[caption id="attachment_295358" align="aligncenter" width="563"](Foto nga Pinterest)[/caption]

Bardh e zi është një ndër veshjet që nuk duhet t'i mungojë asnjë gardërobe kapsulë. Je gjithmonë e veshur nëse ke një opsion të tillë rezevë, qoftë ky fund me temina apo xhins.

[caption id="attachment_295355" align="aligncenter" width="564"](Foto nga Pinterest)[/caption]

Fundet laps me temina mund të kombinohen edhe me xhaketat e kostumeve, por jo me ato që kanë ngjyra të forta. Zgjidh një nga tonet bazike që të mos ia marrë vëmendjen fundit.

[caption id="attachment_295367" align="aligncenter" width="478"](Foto nga Pinterest)[/caption]

Ky është fundi i duhur për mbrëmje apo club-e. Unë do ta kisha veshur me një t-shirt të zezë me logo “the Rolling Stones”./Tiranapost.al