• Shqip
  • English
  • E enjte, 22 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Botë Të gjitha

    Dita e Presidentëve amerikanë; Kush u renditën më të mirët e më të këqinjtë


    91 historianë u pyetën për opinionin e tyre mbi renditjen presidenciale të ish-43 presidentëve bazuar në atributet e lidershipit. Ky sondazh ka ndodhur me rastin e ditës së Presidentëve amerikanë që në fakt është është në datën 20 shkurt edhe pse lista dhe renditja u publikua më herët.

    Abraham Linkoln, George Washington dhe Franklin D. Roosevelt u renditën si tre presidentët më të lartë në historinë e SHBA-ve ndërsa Barack Obama u rendit  në vendin e 12-të, bazuar në një studim të historianëve të lëshuar ditën e djeshme në mediat e huaja.

    Image result for Abraham LincolnImage result for George WashingtonImage result for barack ObamaImage result for Franklin D. Roosevelt

    Theodore Roosevelt dhe Dwight Eisenhower u futën në top pesëshen e  43 presidentëve në historinë e SHBA-ve.

    Image result for Theodore RooseveltImage result for Dwight Eisenhower

    Ky ishte sondazhi i publikuar nga televizioni C-SPAIN .

    Anketa, e cila është mbajtur  edhe dy herë më parë në 2000 dhe 2009-ën,  pyeti 91 historianët  për renditjen presidenciale  të 43 ish-presidentëve në bazë të 10 atributeve të lidershipit.

    Obama, i cili la detyrën në janar mori vlerësime edhe pse në vendin e 12-të për qeverisjen e tij 8 vjet.

    Ndërsa Andrew Johnson, Franklin Pierce dhe James Buchanan u renditën si presidentët më të këqinj në historinë e SHBA-ve,  me renditje edhe më të ulët se William Henry Harrison, i cili shërbeu vetëm për një muaj.

    Image result for Andrew JohnsonImage result for Franklin PierceImage result for James Buchanan