Showbiz

Dita e fundit e verës dhe të gjithë ata që na e kujtuan

Dita e fundit e verës dhe të gjithë ata që na e kujtuan

Dita e fundit e verës i ka orët të numëruara dhe nëse shumicën e mori rutina dhe e harroi, Instagrami dhe disa postime na e kujtuan. Monika Lubonja hodhi një foto nga plazhi, duke e shijuar edhe ditën e fundit me diell vere, se ai nesër është prej vjeshte.

[caption id="attachment_416518" align="aligncenter" width="308"] Postimi i Monika Lubonjës në Instagram[/caption]

Ashtu si Rudina Magjistari që zgjodhi një kukull sirene të Mias, të shtrirë mbi rërë dhe shkroi: “Dita e fundit e pushimeve të verës”.

[caption id="attachment_416521" align="aligncenter" width="756"] Postimi i Rudina Magjistari në Instagram[/caption]

Kurse kryebashkiaku Erion Veliaj uroi një fundjavë të bukur, atë të fundit të verës, me një foto të hijes së Kajanit mbi supet e babit.

[caption id="attachment_416522" align="aligncenter" width="796"] Postimi i Erion Veliajt në Instagram[/caption]

*Ky post u realizua nga Fabjola Hije