• Shqip
  • English
  • E premte, 22 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Diskoja u kthye në bibliotekë. Soreca flet për rëndësinë e kësaj nisme


    Një disko në Durrës e përdorur nga persona me precedentë penalë është kthyer në kafe dhe bibliotekë dhe menaxhohet nga një grup të rinjsh. Në ceremoninë e inaugurimit të nismës ishte i pranishëm ambasadori i BE-së, Luigi Soreca, i cili tha:

    “Më parë kam punuar me çështjen e sekuestrimin e pronave nga krimi. Kjo është një iniciativë e mirë, sepse jep energji të reja, jo vetëm për qytetin, por në të gjithë shoqërinë. Është një hap i vogël për gjithë këtë punë të madhe që duhet të bëjë Shqipëria”.

    “KinFolk Coffee Library” është një projekt i ri që është mbështetur nga misioni i BE në vendin tonë dhe partnerët për ndryshimin dhe zhvillimin. Për të ripërdorur pronat e sekuestruara nga persona të lidhur me krimin ndihmon projekti Cause i cili ka si qëllim përdorimin e tyre për çështje sociale./ Tiranapost.al

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post