Aktualitet

Disa miq janë përgjithmonë. Disa sa për VIP

Kë ke më shumë shoqe? Atë me të cilën ndan sekrete. Që pi kafen e mëngjesit ose pasdites. Që e zgjedh për të shkuar në festën e radhës. E që bën më shumë foto për Instagram, meqë kjo është moda e fundit. Por para nja dhjetë vitesh nuk kishte foto Instagrami. Dhe miqësitë e të njohurve kishe vetëm një mënyrë për t’i zbuluar. Nga festat ku shfaqeshin së bashku e ku fotografoheshin më shumë. Ose nga media që ata zgjidhnin të rrëfeheshin. Ledioni, Xhemi dhe Albana. Eranda dhe Rovena, Çiljeta dhe Ingriti, Ami dhe Xhemi, Alba dhe Nora. I gjeje kudo bashkë. Po tani? Disa vazhdojnë ende të jenë miq të mirë. Të tjerët…

Çiljeta, mikesha e të gjithëve

cili ingrit

Ne njohim miqësitë e vjetër mes Çiljetës dhe Ingritit. Dhe ato kanë qenë vërtet mikesha për kokë. Edhe janë ende, ato dhe fëmijët e tyre. Por Çili ka qëlluar natyrë shumë miqësore dhe në periudha të ndryshme e gjeje në festat më të nxehta të Tiranës edhe me mikesha të tjera. Mund t’i keni pak vështirë për t’i njohur tani. Se edhe rregullimet bëjnë të vetën. Por ne po ua prezantojmë një nga një.

cili elvana skandinada

Modelja Skandinada Lala ka qenë një mikeshat e ngushta të Çiljetës, madje ka qenë e pranishme edhe në një videoklip të sajin. Siç më pas bënë Çiljeta dhe Ingriti. E kur Çili bashkëpunonte me Florin, edhe Elvana ishte e pranishme. Po pra, ajo e mesit është Elvana Gjata.

cili zajmina

Kjo fotoja gjoks më gjoks, që rrezaton kaq ngorohësi është bërë në periudhën e miqësisë së ngushtë të Çiljetës dhe Zajminës, në kohët kur nxirrnin secila nga një videoklip të nxehtë çdo verë.

ciljeta albana

Kurse kjo vajza tjetër bionde është Albana Perhati ose Bukra e Portokallisë, siç e njohim të gjithë. Edhe kjo ka qenë një kohë miqësie e saj me këngëtaren.

Rovena dhe Eranda

eranda rovena

Miqësia e vjetër është si vera e vjetër. Kjo është një foto e nja tetë viteve të shkuara. Por dy vajzat vazhdojnë sot e kësaj dite të jenë shoqe të mira e të pandara.

Joni dhe Mariza

marina joni

Në periudhën e artë të pub-eve të zhurmshëm e të famshëm, Mariza Ikonimin dhe Joni Peçin i shihje kudo bashkë. Herë dorë për dore e ndonjë herë tjetër edhe të shtrënguar fare. Si këtu. Miqësisht, kuptohet.

Tre muskëtierët janë përherë tre

musketieret

Në fillim ishin Sandri, Eltoni dhe Redoni. Pastaj Elton Deda u largua për një jetë të re në Amerikë, ku e priste bashkëshortja e tij. Atëherë Sandri dhe Redoni e zëvendësuan me Pirro Çakon, derisa Eltoni vendosi të rikthehej në Shqipëri dhe të zinte sërish vendin e tij me dy muskëtierët e tjerë, që janë sot e gjithë ditën miq e kolegë të pandarë.

Nora dhe Alba kudo bashkë

alba nora

Miqësia e Nora Gegës (Klosit) dhe Alba Frangajt është e vjetër. Ato kanq qenë dhe janë përherë të ftuara në të njëjtat festa e pritje e vazhdojnë të frekuentojnë sot e kësaj dite ambiente e miqësi të përbashkëta. Si gjithmonë me dy burrat në krah, Blendi Klosin dhe Aleksandër Frangajn.

Hueyda El Saied dhe Arjan Konomi

hueyda arian

Thonë se miqësia mes një burri dhe një gruaje nuk ka shumë shanse të mbijetojë. Por ne e kemi një shembull të një miqësie të vjetër e të ngushtë, që i ka rezistuar kohës. Hueyda El Saied dhe Arjan Konomi janë ilustrimi më i mirë për të treguar se jo çdo gjë është absolute.

Miqësi të vjetra e të reja

ledion albana

Ka qenë një kohë kur Ledionin dhe Albanën i shihje kudo bashkë. Po kudo, kudo. Edhe në punë, edhe jashtë pune, edhe në festa, edhe në dreka e darka.

ledion albana xhemi2

ledion albana xhemi

ledion albana xhemi3

Pastaj, kur Xhemi u kthye nga Italia, ku nuk arriti dot të krijonte një karrierë televizive, iu rikthye preznatimit në Top Channel e bashkë me të edhe shoqërisë me Ledionin dhe Albanën. Më pas i shihje kudo vetëm të tre.

xhemi ami

Ndërkaq, si dy prezantuese të showt “Portokalli”, Ami dhe Xhemi nuk ishin rivale. Mike po. Dhe ajo ka qenë koha kur ato të dyja e quanin veten mikeshë e ngushtë e njëra-tjetrës. Tani jo më.

albana arbana

Po Arbana?

Ajo nuk ishte ende pjesë e grupit. Para se të bëhej, do shihnim për çudinë tonë edhe foto si kjo. Dy prezantuset që ndryshojnë nga një gërmë nuk kanë qenë ndonjëherë mikesha për kokë. Ose ndoshta provuan të ishin dhe pastaj kuptuan se nuk kishin dhe aq kimi mes tyre. Ama Arbana do spostonte Albanën shumë shpejt, për t’u bërë pjesë e treshes dhe për një periudhë kohe Ledionin, Arbanën dhe Xhemin i shihje gjithë kohës bashkë. Tani, pas lidhjes së Ledionit me Sara Hoxhën, treshja u reduktua në një dyshe të pandarë Xhemi-Arbana, që i shohim bashkë në çdo vend, duke filluar nga salloni i shtëpisë e deri tek pushimet në plazh.