Showbiz

'Disa do gëzohen, disa do hidhërohen'. Chef Renato largohet në mes të sezonit

'Disa do gëzohen, disa do hidhërohen'. Chef Renato largohet

Chef-i i famshëm i kuzhinës më të frikshme, Renato Mekolli është larguar. Lajmin e ka dhënë vetë autorja e programit Zefina Hasani përmes një statusi: “Se mendoja asnjehere se do te ndodhte keshtu por ja qe ndodhi. Renato u largua per arsyet e tij e ne duhet te vazhdonim me nje tjeter shef. Neser Hell’s Kitchen eshte pa Renaton. Flm @alsi_sinanaj qe pranove te vish nga Athina ne nje kohe rekord. Situatë e jashtëzakonshme në Hell’s Kitchen Albania. Largohet shef Renato! Një tjeter shef nga Athina do të zërë vendin e tij. Nesër, ora 21:00 në ekranin e Top Channel”.

https://www.instagram.com/p/B5sCrjiAh1x/

Nga ana tjetër vetë Renato shkruan: “Disa mbase do gëzohen, disa do mërziten! Vazhdimisht nuk i dihet…”, shkruan ai duke lënë një shteg të hapur e duke na bërë të mendojmë se mund të jetë diçka e përkohshme.

*Ky post u realizua nga Fabjola Hije