Art dhe Kulturë

Dirigjentët më të mirë të botës do mblidhen në Shqipëri

Dirigjentët më të mirë të botës do mblidhen

RTSH do të jetë mikpritës i Festivalit Ndërkombëtar të Dirigjentëve. Pas Italisë, Hungarisë, Francës e kushedi sa vendesh të tjerë, këtë herë konkursi do zhvillohet në Shqipëri. Të gjithë pjesëmarrësit do të shoqërohen nga orkestra e Radio Televizionit Shqiptar nga data 2 deri në 8 mars.

Gjatë këtyre ditëve konkurrentët do të prezantojnë kryeveprat e muzikës botërore si:

P.I. Tchaikovsky: Serenatë për vargjet në C major op. 48

van Beethoven: Overture "Prometeu"

W. A. ​​Mozart: Symphony 39 në banesë K 543

Rossini: Sinfonia nga "Il barbiere di Siviglia" (Ricordi Edicioni kritik nga A. Zedda)

van Beethoven: Symphony n ° 5 Lëvizja e parë, e tretë dhe e katërt

Prokofiev: Sinfonia nr. 1 në D major "Klasike" Op. 25

Kurse juria që do t`i vlerësojë do ketë profesionistë të huaj e mes tyre një shqiptar, profesorin Zhani Ciko. Kryetari i jurisë do jetë Bernt E. Bauge (Norvegji), Kryeshef Ekzekutiv, Bergen Philharmonic Orchestra; Maurizio Cocciolito (Itali), Drejtor Artistik, Solisti Aquilani; Géza Kovács (Hungari), President i Orkestrës Kombëtare të Radios Kombëtare Hungareze; Vittorio Parisi (Itali), Drejtues  i Konservatorit Giuseppe Verdi në Milano.

Pas përfundimit të konkursit do të shpallen tri fitues të cilët do kenë mundësinë për t’u prezantuar në koncerte me Orkestrat Simfonike më të famshme të Europës si: Orkestra Filarmonike e Bergen (Norvegji), Manila Symphony Orchestra (Filipine), Orkestra e Dhomës Comunidad Valenciana (Spanjë), Orkestra Simfonike e Budapestit MAV (Hungari), Orkestra Simfonike e Lindjes së Largët, Khabarovsk (Rusi).

*Ky post është realizuar nga Fabjola Hije.