• Shqip
  • English
  • E diel, 22 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Showbiz Të gjitha

    Dikush shau Leon e çiftit Ferragnez, por Fedez nuk e la me aq


    Leone është djali një e vjeç e pak muaj i çiftit italian më të instagramuar, Chiara Ferragni dhe Fedez. Profilet e të dyve janë të mbushura plot me fotot e Leos, një fëmijë me sy si deti e kaçurrela të verdha që vetëm buzëqesh. Leo ka gjithë dashurinë e mamit dhe të babit por edhe të të gjithë ndjekësve të tyre që i dërgojnë përkëdhelje, puthje e zemra virtualisht. Vetëm se kur ke të bësh me njerëzit e rrjetit, duhet t’i presësh të gjitha. Dikush komentoi kështu tek një foto e Fedez me të birin

    Je down si yt atë.
    Fedez nuk u mjaftua me përgjigjen që i ktheu komentuesit, por e publikoi mesazhin në story bashkë me të gjithë të tjerët që i kishin dhënë “like” komentit aq dashakeqës ndal Leos por mbi të gjitha ndaj të gjithë prindërve që rrisin me dashuri dhe normalitet fëmijë me sindromën down.

    Dhe çfarë ndodhi pasi Fedez publikoi identitetin e personit që bëri komentin? Ajo që ndodh përherë në raste të tilla. Ai i çoi një mesazh privat, me shfajësimin klasik:
    Më fal zoti Fedez. Dikush më mori celularin për të bërë një shaka. Do ta fshij komentin.

    Mënyrë e mirë për t’u treguar vendin gjithë të helmatisurve të rrjetit. /Tiranapost.al/

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690