• Shqip
  • English
  • E martë, 10 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Gabim njerëzor, jepet arsyeja zyrtare e shpërthimit në ish-Bllok


    Shpërthimi brenda argjendarisë në ish-Bllok ndodhi për arsye pakujdesie ose gabimi njerëzor me bombolat e gazit. Sipas një njoftimi zyrtar, Inspektorati Shtetëror Teknik Industrial (ISHTI) bën me dije se shpërthimi mund të ketë ardhur për dy arsye, si lënia hapur e linjës së gazit, ventilit të pajisjes së saldimit (apo të shkrirjes) apo përdorimi i mjeteve ndezëse shkrepëse apo cigare.

    Ky Inspektorat sqaron më tej se ka pasur rrjedhje të gazit, shtuar faktit se është krijuar “ambienti eksplodues dhe nxitja nga një faktor i jashtëm si shkëndijë elektrike, çelësi elektrik apo kyçje – ç’kyçje e pajisjeve elektrike, ose ndezja e një shkrepëseje nga përdoruesi”.

    Kujtojmë se nga ngjarja e ndodhur dy ditë më parë mbetën të plagosur pesë persona, dy pronarët e dyqanit, punonjësja dhe dy kalimtarë që morën dëmtime të lehta./ Tiranapost.al

    Pakujdesia që çoi në shpërthimin e djeshëm të argjendarisë në ish-bllok

    Shpërthimi në ish-Bllok/ Shitësja e argjendarisë vazhdon të mjekohet, 2 kalimtarët dolën nga spitali

    Shpërthimi në bllok/ Mes të lënduarve çifti-pronarë të argjendarisë dhe dy të rinj

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post