• Shqip
  • English
  • E mërkurë, 19 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Rajoni Të gjitha

    Dikur Amerika, por tani timonin e Ballkanit Perëndimor e kemi ne!


    Në kohën e luftërave të viteve 1990 dhe në vazhdim Uashingtoni kishte timonin në rajon dhe jo BE, e ndërsa sot Amerika është shumë mbështetëse ndaj BE e cila ka marrë rolin kryesor në rajon. Këtë tha në një intervistë për Washington Post, eurokomisioneri Johannes Hahn, i cili u pyet për situatën në Ballkanin Perëndimor. Hahn thotë se pas viteve 90 situata ka ndryshuar dhe vendet e Ballkanit Perëndimor edhe Amerika janë të lumtur që sot jemi ne në krye të rajonit.

    Hahn foli për marrëveshjen e Prespës mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë për të cilën tha se shpreson që të shërbejë si pararendëse ndaj rezolutave të konflikteve të tjera, duke përfshirë edhe dialogun mes Serbisë dhe Kosovës, një dialog që aktualisht ka ngrirë për shkak të tarifave të vendosura nga Kosova për mallrat e importuara serbe.

    “Mendoj se ne dhe Amerika ishim të suksesshëm dhe u treguam shumë mbështetës për atë që sot e quajmë Maqedonia e Veriut”.

    Washington Post shkruan se Amerika në fakt nuk ka interes biznesi në rajon dhe se tani për situatën në Ballkanin Perëndimor po kujdeset BE. Për marrëdhënien mes Serbisë dhe Kosovës, Hahn thotë se në të kaluarën kanë pasur përplasje që mund të çonin edhe në luftë, por sot ata kanë arritur të komunikojnë me njëri tjetrin.

    Për ndryshimet kufitare, Hahn theksoi se një marrëveshje ligjërisht detyruese do të jepte verdiktin final, por që ka rëndësi të respektohen të drejtat e pakicave.

    “Për momentin askush nuk mund të parashikojë se si do jetë marrëveshja. Mund të ketë edhe shkëmbim territoresh. Por gjithsesi, parakushti i vetëm që kemi ngritur është se çdo lloj marrëveshje dypalëshe duhet të kontribuojë për më shumë paqe dhe stabilitet në rajon”/ Artikulli i marrë nga European Western Balkans/ Tiranapost.al. E.B