• Shqip
  • English
  • E premte, 23 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Sport Të gjitha

    Diktatori i Ballkanit


    “Këta janë terroristët e futbollit”. Drejtuesi më i lartë teknik i Kroacisë nuk i kursen tifozët e tij në sfidën kundër Çekisë në Europianin e Francës. Tymuese dhe plasëse në fushë, pikërisht në majën më të lartë të futbollit të kontinentit. Nuk ishte hera e parë. “Ne e dinim që kjo do të ndodhte – tha trajneri – lojtarët e dinin kishin informacion, por shpresonin që tifozët të kishin ndërruar mendje”.

    Në fakt nuk ka ndonjë habi të madhe. Ka një “dorë” në Kroaci që i bën lëmsh të gjitha. Është një grup njerëzish që kanë frymëzuar mijëra në një sabotim që duan ti bëjnë Federatës së Futbollit.

    Pas Federatës qëndron presidenti i Dinamos së Zagrebit, Mamiç.

    Mamiç ka 13 vite që administron Dinamon e Zagrebit dhe në këtë periudhë ka fituar 11 tituj rresht. Sukses sportiv i garantuar, por mbi të gjitha një revolucion financiar.

    Luftë me mediat, opinionin, tifozët dhe pushtim total i gjithë qelizave të strukturës së federatës. Nga 2003 e deri tani në të mirë dhe në të keq futbolli kroat mund të quhet ndryshe Dinamo.

    I ka bërë pak nga të gjitha, madje ka shpikur dhe një tjetër skuadër, Lokomotiva që luan gjithashtu në ligën kryesore kroate. Lokomotivën, Mamiç nuk e përdor vetëm si ekip satelit për të promovuar futbollistë por gjithashtu dhe si frymëzim për të ndaluar herë pas here rivalët.

    Mjafton të thuash që çdo vit Dinamo e nis kampionatin 12 pikë më shumë se rivalët direktë. Vetëm një herë ndeshja mes tyre ka përfunduar në barazim, por qartësisht kur ka ndodhur kjo Dinamo e kish siguruar titullin. Një anomali e madhe në futbollin europian, por një anomali që në lindje e sheh gjithnjë e më shpesh.

    Momenti më i mirë i epokës Mamiç është fitorja 2-1 kundër Arsenalit në grupet e Ligës së Kampioneve.

    Kampionati kroat është më pak i luftuari ndër ligat ish jugosllave. Shifrat flasin vetë.

    Dinamo ka fituar 18 nga nga 25 sezonet e fundit. As Partizan Beograd nuk ka bërë më mirë. 15 tituj në 24 vitet e fundit. Duke qënë se Zvezda pati një lloj riorganizimi në në 2004, ekuilibrat në kampionatin serb janë aty-aty. Ndërsa në Kroaci, rivali k Dinamos, Hajduk, prej kohësh ka ngritur flamurin e bardhë.

    Që nga viti 2006 Dinamo ka fituar kampionatin me 15 pikë diferencë nga vendi i dytë, ndërkohë që këtë post zakonisht e ka mbajtur Rijeka.

    Gjërat mesa duket po ndryshojnë këtë sezon. 9 ndeshje nga fundi, Rijeka është në krye me 4 pikë më shumë se sa Dinamo. Çfarë po ndodh?

    Madje dhe ndeshjet direkte i kanë në favor të tyre.

    Diçka duhet të ketë ndodhur gjatë kësaj periudhe. Ekzaktësisht një vit më parë Mamiç u hetua për evasion fiskal, madje u detyrua të jepte drëheqjen nga drejtori ekzekutiv i klubit.

    Një dorëheqje sa për sy e faqe, sepse pas emrave që i serviri publikut qëndron gjithnjë ai. Në këtë periudhë rrënjët u thelluan dhe në Kombëtare. Thonë që drejtuesit teknikë të Kroacisë i vendos ai dhe kështu ka ndikimin e tij në aktivizimin e lojtarëve. Ai ka tregun e garantuar.

    Një lojtar të mirë mund ta shesë dhe 30 milionë euro në Angli. Gjë e madhe për futbollin e ballkanit atje ku kampionatet fitohen dhe me skuadra me buxhet 3-4 milionë euro. Njeriu që është në krye të federatës është Davor Suker, ish lojtar i madh në Botërorin e 1998, një nga njerëzit më të besuar të Zdravko Mamiç.

    Ky njeri është një gjeni për për mënyrën si menaxhon klubin dhe lojtarët. Modric, Rakitic, Manxhukic, Perisic, Brozovic, Kalinic sa për të përmendur si emra që janë shitur në futbollin e madhe europian.

    Çdo vit klubi përfiton rreth 50 milionë euro nga shitja e futbollistëve. Një industri
    ekonomike e jashtëzakonshme.

    Ai në fakt ka luajtur vetë disi futboll. Është rritur në akademinë e Dinamos. Pas viteve 90 emri i skuadrës ndryshoi në Croatia për tu rikthyer dia vite më vonë sërish në Dinamo. Gjatë kësja periudhe ai ishte shumë aktiv, madje një nga krerët e grupit të tifozëve Bad Blue Boys, pikërisht ata që më pas do ti kishte rivalët kryesorë në rrugëtimin e tij në krye të klubit.

    Mënyra se si arriti të ishte administrator i klubit pas një pakti që bëri me kryetarin e Bashkisë së Zagrebit, mashtrimet financiare, akuzat që vërshonin nga të gjithë anët, konfliktet e interesit që ishin gjithmonë e më të mëdha, një lloj antipatie kolektive sidmos për faktin që po i dërrmonte të gjithë klubet kroate me mënyrën se si menaxhonte sidomos sektorët e të rinjve. I blinte të gjithë. Një lloj diktature.

    Për pak kohë ai u shndërrua në njeriun më të urryer të tribunave në çdo stadium. Të fundi që i dolën kundër ishin “ish shokët” e tij rreth 10 mijë tifozë pasionantë, Bad Blue Bys, ndoshta tifozëria më e organizuar në Ballkan dhe në Europë.

    “Diktatoriale”, e konsideruan ata mënyrën se si ai drejtonte klubin. Dhe askush nuk e di por klubi është i Bashkisë, i qytetit, praktikisht i tifozëve. Një herë në kaq kohë rinovohet një kontratë administrimi.

    Dinamo në këto vite nuk ka bërë asnjë investim megjithëse milionat e eurove futen në klub. Stadium është ai i vjetri, që u rinovua në fillimin e viteve 90’ kur kryeministër ishte Tuxhman.

    Tifozët e Dinamos bojkotuan stadiumin kur luante Dinamo për vite me rradhë, madje ata kruijuan një skuadër mini futbolli dhe u regjistruan në kampionatin e kësaj kategorie. Ndeshjet e Dinamos ndiqeshin nga 1 mijë tifozë në stadium, ndërsa ndeshjet e mini futbollit ndiqeshin nga 10 mijë vetë. 13 mijë tifozë u bënë “ban” për të mos hyrë në stadium ndërsa ata shfrytëzonin transfertat sidomos ndërkombëtare madje dhe të Kroacisë për të lënë shenjën e tyre.

    Dy vite më parë Mamiç u arrestua për një javë dhe gjatë kësaj periudhe 10 mijë tifozë zbarkuan në stadiumin Maksimir duke thyer dyert. Ata qëndruan në tribunën e tyre të vjetër në derbin e madh me Hajdukun. Ndeshja doli 1-1, dhe pas ndeshjes Mamiç doli gjithashtu nga burgu.

    Tifozët nuk u kthyen më në për shkallë sot e kësaj dite.

    Nën diktatin e tij Dinamo u shndërrua në akademinë e të rinjve më të mirë pa asnjë diskutim në gjithë Ballkanin.

    Më parë këtë status e kish Partizan i Beogradit. Pjaca është talenti i madh por jo i fundit. Të gjithë luajnë dy sezone me Dinamon, u ofrohet ekipi kombëtar me “deklare” dhe përfundojnë në merkaton e emrave big në Europë.

    Pjaca vetëm 21 vjeç shënoi Porto-Juventus 0-2 dy javë më parë në Ligën e Kampioneve.

    Këtë vit gjithsesi duket se diçka nuk shkon.

    Në Champions nuk bënë pothuajse asgjë të mirë. 0 fitore, 6 humbje, asnjë gol i shënuar dhe 15 të pësuar. Rezultati më i keq i

    tyre në historinë e ndeshjeve në grupe. Tani Dinamo po rrezikon seriozisht të fitojë kampionatin dhe kjo do të thotë që nuk mund të marrë pjesë në Champions si dhe do të thotë një vitrinë më pak dhe nja 20 milionë euro më pak në vit për arkat e klubit.

    Rijeka një skuadër që përfaqëson komunitetin Italian të Kroacisë është ndër gjërat e pakta të bukura në futboll, madje, madje një ndër 6-7 skuadrat e vetme të Europës deri tani që nuk kanë pësuar asnjë humbje. Jo keq për një ekip që nga vlera është e treta në futbollin kroat, madje e ka buxhetin më të ulët se Dinamo dhe Hajduk.

    Ai që po e udhëheq këtë skuadër quhet Franko Andrijašević, organizator, 25 vjeç, që deri tani ka shënuar 12 gola dhe është shënuesi më i mirë i skuadrës.

    Ironike sa të duash, sepse ai mbërriti në verë, piërkisht pasi Mamiç nuk e preferoi.

    “Nuk është i denjë pë tu shitur”, tha asokohe presidenti I Dinamos.

    Pasi shiti Pjacën për 22 milionë euro, objektivi i Mamiç, është Ante Çoriç që në muajin prill do mbushë 20 vjeç.

    Ai ka luajtur me të rinjtë e Salzburgut, por i ati i tij kroat ra pre e Mamiç. Ai e bindi që të prishte për 1 milionë euro kontratën me austriakët dhe me shpresën se një ditë do ndiqte gjurmët e Modriç u vesh blu. Sot ai vlen të paktën 10 milionë euro, Milani e kërkon prej kohësh.

    Me probleme të mëdha me shtetin kroat, akuzave të mediave dhe problemve në Federatën Kroate, bojkotin dhe urrejtjen e tifozëve duket se Mamiç ka humbur disi magjinë e së shkuarës, por sigurisht jo pushtetin.