• Shqip
  • English
  • E hënë, 20 Maj 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Digjet një tjetër makinë në Vlorë, ja dyshimet e para


    Një automjet është djegur gjatë natës në qytetin e Vlorës. Policia njofton se automjeti tip Opel Vectra me targa VL 7522 C është djegur në lagjen “Lirim” të qytetit bregdetar.

    Makina është në pronësi të shtetasit me iniciale G.H., ndërsa dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.

    Policia ka marrë në pyetje pronarin e makinës, ndërsa po punon për identifikimin e autorit të djegies së mjetit. Djegia e makinave në Vlorë është një akt i përsëritur, pasi disa automjete janë djegur kohët e fundit./Tiranapost/A.C