• Shqip
  • English
  • E martë, 16 Korrik 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Digjet makina e bashkëshortes së gjyqtarit të Krimeve të Rënda


    Makina e bashkëshortes së një gjyqtari është djegur gjatë mbrëmjes së të martës.

    Ngjarja është shënuar pranë pranë Komisariatit nr. 2, ku raportohet se makina e djegur rezulton të jetë në pronësi te bashkëshortes se gjyqtarit, Sokol Binaj.

    Sipas burimeve policore, mjeti i djegur tip “Opel Corso”, ishte i parkuar në rrugë dhe dyshohet se zjarrvënia ishte e qëllimshme.

    Sokol Binaj është gjyqtar i Krimeve të Rënda, ndërsa bashkëshortja e tij punon në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Ndërkohë policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.

    Njoftimi i policisë:

    Në mesnatë në rrugën “Grigor Heba” në kryqëzim me “Gjik Kuqali”, në parking ka rënë zjarr në rrethana ende të paqarta në mjetin në pronësi të shtetases L.B. Si pasojë e zjarrit mjeti është djegur pjesërisht. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit./ Tiranapost.al

    *Foto ilustruese