Aktualitet

Digjem në ferr – Charles Bukowski

Digjem në ferr

kjo pjesë e imja që nuk gjen rehat në asnjë vend

ndërkohë që të tjerët gjejnë gjëra

për të bërë

në kohën që kanë,

vende për të shkuar

bashkë,

gjëra për të thënë.

Unë po digjem në ferr

Diku në veri të Meksikës.

Aty ku lulet nuk mbijnë.

Nuk jam si të tjerët

të tjerët janë

si të tjerët.

Janë të gjithë njëlloj:

mblidhen,

gjenden,

grumbullohen,

janë

të lumtur dhe të kënaqur,

ndërsa unë

po digjem në ferr.

Zemra ime është njëmijë vjeçare.

Nuk jam si të tjerët.

Të vdisja në fushat e tyre të piknikut

mbuluar nga flamujt e tyre,

i pafuqishëm nga këngët e tyre,

i dëshiruar nga ushtarët e tyre,

i shpuar nga humori i tyre,

i vrarë nga shqetësimet e tyre.

Nuk jam si të tjerët.

Unë po digjem në ferr.

Në ferrin e tmerrshëm të vetvetes.