• Shqip
  • English
  • E shtunë, 21 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • 25 rreshtat e Mirës Të gjitha

    Digje ti i pari Lul


    Cilin hall të shqiptarëve ka sot Lulzim Basha, kur para zgjedhjeve lokale, vendos të bëjë një çadër virtuale duke i bërë presion kryeministrit që t’i japë prapë diçka falas si në 18 majin e 2017-ës.

    Djegia e mandateve nuk është aq koncept vullnetar sesa procedurial. Madje, po të dijë Gramoz Ruçi mund të pranojë të heqë nga një mandat çdo të enjte dhe kështu shtyhet plot 6 muaj të tjerë. Për çfarë të duhet kjo, Lulzim Basha? Për pazarin e çadrës numër 2?!

    Megjithatë, ka një mënyrë që Lulzim Basha të tregojë dhe bindë shqiptarët se nuk po luan çadrën virtuale këtë herë për të bërë pazarin e radhës në fund, por të dorëzojë mandatin e tij i pari.

    Ta bëjë, meqë e sheh të arsyeshme dhe të djegë veten, sepse Edi Rama nuk po dorëhiqet dhe Enver Hoxha në vakt i pushkatoi deputetët opozitarë ngaqë këta të fundit nuk pranuan kurrë të hiqnin dorë nga mandatet. Ata pranuan plumbin para se të jepnin mandatet e tyre. E para, sepse mandatet s’janë të Lulzimit por të qytetarëve që i kanë votuar dhe askush nuk ka pse luan me votën e tyre në emër të marrëveshjeve, në vend që të luftojë për të drejtat e tyre.

    Cilin hall të shqiptarëve ka sot Lulzim Basha, kur para zgjedhjeve lokale, vendos të bëjë një çadër virtuale duke i bërë presion kryeministrit që t’i japë prapë diçka falas si në 18 majin e 2017-ës.

    Pse po reklamohet djegia e mandateve në këtë moment lëmshi, kur BE-ja ka zgjedhjet, kur Shqipëria ka përpara hapjen e negociatave?

    Nëse ti nuk djeg mandatin tënd i pari, se Rama jo e jo, kush digjet në fund? Apo shpëton edhe njëherë ti me dorën e shtrirë të Edi Ramës?!

    Këto pyetje retorike do t’i mbaj ON gjatë këtyre ditëve, sepse e kam një parandjenjë. Çadër këtë herë vërtet nuk shihet por është kudo në ajër si erë e keqe, si një kohë egërsisht e njëjtë me para dy vitesh. /Tiranapost.al/

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690