Aktualitet

Digitalb i kthen sinjalin ‘Ora News’ pas presionit të Ilir Metës

Digitalb i kthen sinjalin ‘Ora News’ pas presionit të Ilir

Digitalb ka bllokuar për më shumë se një orë televizionin Ora News. Bllokimi ka zgjatur më shumë se një orë dhe ndodhi pas intervistës shpërthyese të ministrit të Mjedisit Lefter Koka në këtë televizion.

Burime nga Ora News kanë thënë se pas një bisede ankesë të Ylli Ndroqit me kreun e Kuvendit, Ilir Meta, ky i fundit është interesuar personalisht se pse Digitalb i kishte bllokuar sinjalin e Ora News.

Dhe menjëherë pas këtij momenti është rikthyer sinjali i televizionit informativ Ora News./ Raporton Syri.net