• Shqip
  • English
  • E premte, 15 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Ta thotë doktoreshë Silva Të gjitha TIP top

    Dieta më dobësoi edhe fytyrën, po tani ç’të bëj?


    Pas aplikimit të dietave të ndryshme me qëllim reduktimin e peshës trupore zakonisht pas të 30-tave ose pas një shtatzënie është shumë e mundshme të filloni të shqetësoheni për shenjat e moshës tashmë të dukshme në fytyrë dhe jo vetëm. Në kushtet e regjimit ushqimor të kufizuar, me parimin e mbijetesës, të parën që organizmi sakrifikon nga furnizimi me lëndë ushqyese, është lëkura. Po kështu shtresa dhjamore e nënlëkurës dhe kompartimentet dhjamore të fytyrës reduktohen, kockat e saj vihen më tepër në dukje e për pasojë rrudhat anash syve (këmbët e pulës), në ballë e, anës gojës theksohen; Mollëzat bien, rrathët e syve thellohen, lëkura duket më e thatë e më pak e tonifikuar.

    Foto e rezultatit me filler (acid hialuronik)

    Për përmirësimin e lëkurës dhe pamjes së fytyrës së dietës mund të aplikohen një sërë trajtimesh dermoestetike…

    Rikthimi i volumit të humbur mund të arrihet në kohë të shkurtër npm injektimit të mbushësve (fillers) me përmbajtje acidi hialuronik në kompartimentet dhjamore natyrale të fytyrës (zona temporale, mollëzat, rrathët e syve, plikat nazolabiale).

    Gjithashtu rekomandohen trajtimet dermoestetike që synojnë të shtojnë prodhimin natyral të kolagjenit dhe elastinës e si rrjedhim tonifikimin e tërheqjen e lëkurës.

    Foto e rezultatit me filler (acid hialuronik)

    Ndër trajtimet më të zakonshme e më të përhapura mund të përmend PRP-injeksionet me plazma të pasuruar me trombocite. Pas marrjes së gjakut autolog (të vetë individit) e përpunimit, plazma e pasuruar me trombocite e kombinuar ose jo me vitamina të ndryshme, injektohet në lëkurën e fytyrës, qafës, dekoltesë, etj për të siguruar tonifikim e rritje të elasticitetit, zbehje të rrudhave të lehta e homogjenizim të ngjyrës së lëkurës duke zëvendësuar pamjen e lodhur me një fytyrë më të freskët.

    Po kështu aparaturat e radiofrekuencës monopolare (thermage), bipolare apo të kombinuara me ultratinguj (açent prime) ndihmojnë në rritjen e elasticitetit dhe tërheqjen e lëkurës pasi energjia e radiofrekuencës nëpërmjet ngrohjes tkurr fibrat aktuale të  kolagjenit e të elastinës dhe stimulon prodhimin natyral të fibrave të reja. Aparatura të këtyre teknologjive aplikohen e përmirësojnë jo vetëm lëkurën e fytyrës (sidomos këndin e nofullës), por edhe atë të trupit.

    Po kështu lazerat e fraxionuar, teknologjia mikroneedling vjen në ndihmë të proceseve rigjeneruese të cilat në dallim nga fillerat (mbushës kozmetik), kërkojnë më shume kohë e seanca periodike për të parë rezultatet e kërkuara.

    Dr.Silvana Mishtaku

    Mjeke Dermatologe-Venereologe

    Klinika VIVIA, Spitali Amerikan

    Email:  HYPERLINK “mailto:[email protected][email protected]

    Instagram : silvanamishtaku

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post