• Shqip
  • English
  • E diel, 25 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Kosova Të gjitha

    Dialogu Kosovë-Serbi, Thaçi: Të përfshihet edhe SHBA


    Për Zërin e Amerikës, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi duke folur për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë tha se ka nevojë për një fazë vendimtare në bisedimet me Beogradin.

    “Është në interesin e dy shteteve, të rajonit, por edhe në interesin e vetë investimeve të faktorit ndërkombëtar në Kosovë, Serbi por edhe në rajon, sepse paqja Kosovë-Serbi nënkupton paqe dhe qëndrueshmëri për gjithë rajonin dhe perspektivë e sigurt euro-atlantike për Kosovën dhe europiane për Serbinë, pra do të jetë një rrethanë ku përfitues do të jenë të dy shtetet, por para së gjithash vlerat euroatlantike”, tha ai duke lënë të kuptuar se takimet mund të zhvillohen edhe në SHBA./ Copyright Tiranapost.al