Aktualitet

Dialog mes palëve për reformën zgjedhore. Palmer flet për Shqipërinë në samitin e Davos

Dialog mes palëve për reformën zgjedhore. Palmer flet për

“Do na pëlqente të shihnim një dialog që sjell si rezultat një marrëveshje mbi Reformën Zgjedhore që zbaton rekomandimet e OSBE/OHDIR-it dhe një drejtim që çon sërisht drejt normalitetit për demokracinë shqiptare”. Ky ishte mesazhi që përcolli  i dërguari i posaçëm i Departamentit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer i cili foli për Shqipërinë dhe rolin e tij në Ballkanin Perëndimor në samitin e Davosit në Zvicër, ku ndodhet edhe kryeministri Rama, që postoi sot një video nga Gjeneva.

Matthew Pamer, gjatë fjalës së tij, theksoi rëndësinë e ruajtjes së themeleve të forta të demokracisë në Shqipëri ku bën thirrje që palët të zgjidhin mosmarrëveshjet, dhe të ecin para.

'Do na pëlqente të shihnim përparim, është e rëndësishme që themelet demokratike të Shqipërisë të jenë të fortë, që zgjedhjet të jenë të lira dhe që populli shqiptar ka lirinë të zgjedhë në mënyrë demokratike. Duam dialog që sjell si rezultat një marrëveshje mbi Reformën Zgjedhore që zbaton rekomandimet e OSBE/OHDIR-it dhe një drejtim që çon sërish drejt normalitetit për demokracinë shqiptare'.

News 24 ka publikuar video nga deklarata e Palmer. / Tiranapost.al E.B

https://youtu.be/UDKudQUhm8k