Aktualitet

Dhuratë një mashkulli? Ju them unë pse nuk është e vështirë

Faktikisht artikulli i drejtohet vajzave që hynë në krizë sa herë duhet të dhurojnë dicka për personin e zemrës, për një mik, për një koleg mashkull etj. Kur përmendet fjala: dhuratë për një djalë apo burrë, gjithmonë e kam limituar veten tek një kravatë, butona për këmisha, portofol apo ndonjë veshje. Dhuratat për meshkujt janë sa të lehta aq dhe të vështira. Mendoj që meshkujt janë më kritik se femrat, thjesht nuk e shprehin kur hapin një dhuratë. Nëse nuk i pëlqen e lënë në një cep dhe nuk e përdorin kurrë. Po ju jap disa ide pak më ndryshe, sipas Ajlës ☺

1.  Lule mbi tavolinë: do thoni ju, lule për meshkuj?

Po, një vazo e vogël Bonsai, ndryshe lulja e jetës. Vetë mesazhi që përcjell lulja e bën më të vecantë për t’u dhuruar.

ajla6

p.s. mos harroni të pyesni dhe për mënyrën e përkujdesjes, pasi mund të thahet në një kohë rekord.

2. Eshtë tip sportiv, ose mban aksesorë? Nëse keni një buxhet minimalist apo nuk doni të shpenzoni shumë hidhini një sy byzylykëve të “anisaallmuca”. (mban të njëjtin emër në Instagram). Mua më duken modernë dhe tani për periudhën pranverë-verë janë perfekt.

anisa

ajla5

3. Tshirt me një print të personalizuar apo gazmor, kuptohet të përshtatur me rastin që po e dhuroni.

Mos harroni që Tshirt-in ta blini në një dyqan tjetër dhe me pas ta coni për print. Kanë material pambuku më të mira dyqanet si zara, pull&bear apo bershka, të cilat nuk kushtojnë as shumë.

Tekste të lezetshme dhe për të qeshur, gjeni kudo në internet. Unë po ju jap disa ide më poshtë, por zgjidhni gjithmonë atë që i përshtatet personit që po ja dhuroni sipas hobeve apo gjërave që atij i pëlqejnë.

ajla1

ajla2

ajla7

4. Dhuro një libër

E di që është një dhuratë e zakonshme, por kënaqësia që të jep dhurimi I një libri është shumë e madhe. Gjithmonë i shoqëruar me një dedikim tek faqja e pare. Mos harroni të shkruani dhe datën.

Në faqen e instagramit libratqedua (mban këtë emër) mund të përditësoheni apo porosisni direkt librat që doni të dhuroni. Një mënyrë komode për ata që kohën e kanë të limituar.

5. Nëse doni të godisni dhe të dhuroni dicka që të bëj “wow”, do t'ju sugjeroja një shishe verë të vitit të lindjes së personit. Nëqoftë se është dhe dikush që e do shumë verën atëherë kjo është dhurata e duhur. Në Shqipëri nuk kam gjetur dike që të tregtojë verë “të vjetëruar” por mund ta blini online. Mjaft të kërkoni në google “red wine 1985”, për shembull, dhe ka shumë faqe që sjellin dhe në Shqipëri.

unnamed

U mundova të sjell disa ide pak më ndryshe për gjininë mashkullore edhe pse e di se nuk është pika ime e fortë.

Kalofshi mirë dhe shihemi javës tjetër.

Shumë dashuri për ju,

Ajla