• Shqip
  • English
  • E martë, 12 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Kontribues Pyet Ajlën Të gjitha TIP top

    Dhuratat jo gjithmonë dalin sipas parashikimeve! Shikoni ç’më ndodhi me Iva Tiçon!


    Këtë here kisha një detyrë shumë të vështirë, se meqë kam nisur blogun “ Pyet Ajlën”, në qoftë se më përpara më pyesnin 5 shoqe, tani më pyesin në facebook, në Instagram, email etj., dhe unë vërtet dua të bëj më të mirën dhe të jap idetë më të përshtatshme.

    Por nuk është e thjeshtë të bësh një dhuratë për një njeri kur nuk e ke shumë të afërt, sepse gjendemi vazhdimisht perballë rrethanave të ndryshme, sic është rasti i dikujt të cilin nuk e njohim aq mirë, nuk i dimë pikat e dobëta, pasionet, por ajo që duam në fund të fundit është që dhurata të pëlqehet.

    Mira më telefonoi një ditë për të më kërkuar një ide dhurate për Iva Ticon. Më tha tekstualisht: “Ajla më shpëto nga klishe-ja, një orkide apo një buqetë me lule. Iva na ka sjellë mijëra klikime këtë herë në Tiranapost dhe për këtë do të doja që ti dhuroja dicka simbolike.”

    Mira më dha disa indicie. Më thotë që Iva vdes për ngjyrat pastel. Por nuk mund të mjaftohesha me kaq. U futa në instagramin e Ivës, duke bërë ato kërkimet e mia mbi gjërat që mund ti pëlqejnë. Mira insistoi tek roza pastel e unë gjithë idetë dhe planin tim e lidha me atë ngjyrë. Pa u menduar shumë i propozova dicka të tillë si imazhi i mëposhtëm :

    ajlaa

    Mendova të porosisja një kornizë të cilën ta shoqëroja me disa lule natyrale në cepa. Ndoshta bashkë me një foto të Ivës. Dicka si “ëmbëlsirë” dhe jo shumë të parë e që mund ti përshtatej stilit të Ivës.

    Kur gjithcka po shkonte sipas parashikimeve, Mira më telefonon sërish. Duke ecur në zonën e ish-bllokut së bashku me Ivën, ajo i kish treguar se pas vitrinës së dyqanit “Dolce Casa” gjendeshin lulkuqet të cilat Iva i dashuronte. Lulkuqet nuk janë natyrale, pasi ato natyralet e të freskëta mund të gjënden vetëm në verë mes fushave me grurë.

    Dhe kështu pati një ndërrim plani. Në vend të luleve të freskëta, do përdorim lulkuqet që Ivës i pëlqenin aq shumë. Ndoshta lulkuqet nuk do të thaheshin si lulet natyrale, kështu ideja që korniza me lulet do te mbetej më pëlqeu.

    Kështu rifilloi rrugëtimi im drejt dyqanit “ Dolce Casa” (e gjeni në Instagram me emrin dolcecasa_tirane), i cili realisht ka pafund gjëra të bukura arredimi për shtëpitë tuaja. Direkt sa hyra kërkova për lulkuqet. Dhe zgjodha disa cope të madhësive të ndryshme.

    ajla7

    Tani ishte rradha e kornizës. Mbasi pashë në disa dyqane të cilët kanë korniza të gatshme, sërish nuk u binda dhe u drejtova së bashku me lulet tek një dyqan, i cili bën korniza me porosi sipas madhësive dhe llojit që klienti dëshiron.
    Nuk isha shumë në dilemë për ngjyrën. E dija që do ishte dicka e hapur, ndoshta panna apo gri.
    Dhe zgjodha variantin e mëposhtëm:

    ajla3

    Korniza ishte në përmasa të mesme midis formatit A4 dhe A3. Ma përgatitën në kohë rekord.

    Nuk më ngelej gjë tjetër vetëm të gjeja një foto. Kontrollova mire e mire facebookun dhe instagramin e Ivës por pa sukses. Ndaj i shkruajta sërish Mirës, duke i propozuar t’i përcillnim vetëm një mesazh në vend të fotos. Mendova që Iva mund ta përshtaste më vonë me dicka tjeter. Dhe ashtu u bë. Mira më jep mesazhin që donte të përcillte.

    ajla1

    Për ju që mund të pyesni : cfarë do të thotë kjo? Një mënyrë ironike për t’ju drejtuar Ivës, pasi shkrimi i saj i fundit mbi “Bibat” arriti 10.000 “like” ne Facebook në portalin e Tiranapost.
    Nuk më mbetej gjë tjetër vetëm ti mblidhja te 3 etapat në një. Vendosa të shkoj tek “ Bota Luleve” për të më ndihmuar për procesin. Filluam hapat e para dhe vura re që kishte dicka që nuk shkonte.

    ajla

    Befas lulëkuqet, të cilat ishin aq të bukura, u shndrruan në lule të zakonta artificiale dhe humbën shkëlqimin e tyre. I dërgoj një foto me whatsapp Mirës dhe e pyes si i duken. Përgjigja ishte e menjëhershme : “Jooooooooooooo”. Pra me pak fjalë ishim të të njëjtit mendim. Lulëkuqet janë shumë të bukura për t’u mbajtur në nje vazo në shtëpi, por jo për këtë ide. Ndër të tjera, si të mos mjaftonte, i kisha prerë të gjitha dhe një pjesë ishin ngjitur në kornizë. ☹

    Ndërrova mendje, do t’i jepja dhe një shans kornizës me lule natyrale. Bëra si bëra, mezi u hoqën lulëkuqet dhe fillova nga e para. Me duheshin lule të vogla në ngjyrat e pastelit. Për momentin nuk kisha shumë variete dhe fillova nga provat.

    Prova nr. 1

    ajla5

    Vazhdimi:

    ajla2

    Sërish nuk më bindnin këto gerberat rozë. Vendosa t’i heq!!!!
    E di jam pak e fiksuar, ose më saktë duhet të më pëlqejë shumë kombinimi, ideja, ngjyrat, ndryshe nuk bëj dot dicka sa për të kaluar rradhën.
    Ndryshova sërish disa lule dhe varianti përfundimtar është si në foton më poshtë. Ndoshta ngjyrat nuk janë ato pastel, që Iva i ka shumë qejf. Apo shkrimi në kornizë nuk është ai perfekti pasi ishte menduar që do të kombinohej me lulkuqet, por mendoj se doli dicka e lezetshme.

    ajlaaa

    Jo gjithmonë gjërat që shohim apo mendojmë dalin sipas parashikimeve. Ka plot raste si ky që rrëfeva pak me lart. Sado të talentuar të gjithë gabojmë. Puna është si të rekuperojmë dhe mos ta lëmë fare sepse dicka nuk shkoi mire.

    Kësaj here u zgjata pak, por nuk mund të mos ndaja me ju cdo moment të kësaj historie me shumë të papritura. Të paktën të jeni dhe ju prezent në të papriturat që mund të hasen kur ideon një dhuratë.

    Shihemi herës tjetër,

    Shumë dashuri për të gjithë ju,
    Ajla

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post

    3 Komente

    1. Pershendetje Ajla
      Fillimisht urime per kete sherbim te bukur dhe shume te domosdoshem ketu ne Shqiperi ku jemi te limituar nga cdo gje, kohe nuk kemi, dhe nuk kemi as sherbime si online shop per te bere zgjedhjen nga interneti.
      Mami im mbush 50 vjec ne fund te prillit. Eshte tip sportiv, i pelqejne lulet por i kemi dhuruar disa here lule une dhe motra per festa te ndryshme. I pelqejne gjithashtu edhe bizhute…e floririt ?? Cfare dhutate mund te me keshilloje duke mare parasysh keto karakteristika te limituara? Faleminderit per kohen dhe keshillen.