Bukuri Lifestyle Te gjitha TIP top

Dhurata që të të shkojnë në shpirt? Ne e dimë adresën në Tiranë


Kur vjen vërdallë dhe kërkon t’i bësh një dhuratë dikujt por nuk të hyn asgjë në sy, sepse herë të duket se ai person i ka të gjitha dhe herë se asgjë nuk do t’i bënte punë, ka një gjë që të gjithë e duan, edhe ata madje që duket se i kanë me të vërtetë të gjitha, të gjitha: një paketë në spa. “Bamboo spa & hammam”, me nga paketat e saj festive “Dhuro relaks”, është dhurata që do ta donte shumëkush. Eshtë madje një dhuratë ku mund të përfitojmë dhe vetë, në çift apo me shoqen e ngushtë: ku ka më mirë sesa relaksi në një periudhë të ngjeshur festive?

(Foto nga Bamboo)

Një paketë dhuratë nuk është një masazh i thjeshtë. Eshtë shumë më shumë. Eshtë gjithë përvoja brenda “Bamboo spa & hammam”, që nga mirëseardhja shoqëruar me ujin detoks dhe gjithë trajtimet e shumëllojshme në ambientet e ndryshme brenda Hotel Rogner. Madje dhe tosti me avokado, i përfshirë në shumë prej paketave. Me pak fjalë, ajo që mund të dhuroni për fundvit një njeriu tuaj të dashur, është një ditë e plotë përkëdhelie dhe mirëqenieje.

(Foto nga Bamboo)

Pakatet janë të larmishme, me buxhete të ndryshme. Që nga ato të thjeshtat, me banjo avulli, manikyr apo pedikyr e deri tek shërbimet e tjera: peeling i fytyrës, peeling i trupit në hamam, trajtime pastruese apo antiage për fytyrën, masazh vinoterapi, maska të ndryshme nga Clarins, peeling trupi në hamam, gjalpë trupi, masazhe relaksuese apo masazhe zbukuruese, masazhe aromaterapi, relaks në dritën e qirinjve. Ka paketa për femra dhe për meshkuj, ka madje dhe paketa romantike në çift. Kombinimet e këtyre trajtimeve, që zgjasin nga një deri në dy orë, me çmime nga 30 euro për paketë deri në 99 euro për paketat në çift, janë dhuratat që mund të porositen fare lehtë tek “Bamboo spa & hammam”. Kuponi i kuq festiv, të jeni të sigurt, do bënte të lumtur këdo që do ta merrte.

(Foto nga Bamboo)