Aktualitet

Dhurata e Metës president për Ylli Manjanin

Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste për Integrim, e cila kishte në fokus caktimin e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 18 qershorit.

Burime nga mbledhja thonë se LSI ka konfirmuar rreth 90% të grupit aktual parlamentar dhe se në listat e deputetëve është edhe ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani. Mësohet gjithashtu se paraardhësi i Manjanit në Ministrinë e Drejtësisë, Nasip Naço, do të jetë kandidati i parë në qarkun e Beratit. Ndërkohë nuk është mbyllur akoma lista e Tiranës dhe ajo e Kukësit.

Ylli Manjani u shkarkua nga posti i Ministrisë së Drejtësisë pas mosmarrëveshjeve me kabinetin qeveritar, ndërsa Meta në atë kohë i komentoi deklaratat e Manjanit si personale dhe jo në vijën e LSI-së.

Gjithashtu mësohet se Lefter Koka do të kandidojë në Durrës. Në Lezhë do të kandidojë ish kryetari i bashkisë Viktor Tushaj dhe Gjovalin Kadeli. Në Korçë kandidon Edmond Panariti ndërsa në Vlorë do të kandidojë ministri i transporteve Sokol Dervishaj dhe Shezai Rrokaj./Tiranapost.al