• Shqip
  • English
  • E martë, 12 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Pyet Ajlën TIP top

    Dhurata e 8 Marsit duhet nisur që tani


    Ka shumë arsye për të festuar të qenit grua. Nëna është sa 1 e njëmijta. Festojeni kur t’i vijë dita. Askush nuk do ngelet pa e bërë një dhuratë atë ditë. Askush. Qoftë edhe ato lulet e orëve të fundit të ditës, që blihen te luleshitësja me nxitim prej të zënësh në faj. Quhen të gjitha, sepse edhe në këtë rast nuk i ikim dot klishesë shpëtimtare “mjafton mendimi”. Por për ata që duan një dhuratë të personalizuar për më të shrenjtat e tyre, duhet që mendimin ta fillojnë që tani. Mos u lodhni shumë. Unë do t’ju ndihmoj

    1. Lulet
    Asnjëherë mos u lini dorë të lirë dyqaneve të luleve, sidomos në keto data, ku fluksi është shumë i lartë.
    Ju sugjeroj që të jeni prezent në kompozimin e buqetës suaj e më pas ta dorëzoni vetë dorazi.
    Jo rrallë herë janë ngatërruar porositë apo klientët kanë mbetur të pakënaqur.
    Arsye kjo e shumë e shumë porosive të marra, ndoshta pa patur dhe kapacitetin për t’i përballuar.
    Variantet e mëposhtme nuk janë të realizuara nga unë, por janë disa ide ku mund të përqendroheni :

    unnajjjmed

    unnamed (1)

    unnamaaed

    2. Dicka tjetër e lezetshme, për të plotësuar dhe tufën me lule, mund të jetë një qiri.
    Do thoni ju, qiri? Po, por jo një qiri dosido, një qiri që përcjell një mesazh të bukur.
    Për më shumë, vizitoni faqen në Facebook, nën emrin “Avantgarde Handmade”.

    16716267_1453413494689301_6247627059788488393_o

    3. Ndoshta mund t’ju duket e konsumuar si ide, po kush nuk do të donte të relaksohej dhe të “fikte” trurin të paktën për 2 orë?
    Ju sugjeroj Bamboo Spa&Hammam tek Rogner Hotel. U dashurova sapo pashë “Certifikatën Dhuratë”, sepse për mua detajet bëjnë diferencën.

    ff
    4. Keni dëgjuar ndonjëherë për “ Lizard Print”?
    Ide fantastike për të kthyer çdo imazh që mund t’ju pëlqejë në diçka të printuar.
    Për 8 Marsin unë sugjeroj një pikturë në shall. Ndoshta të shoqëruar dhe me inicialet e personit, për ta personalizuar dhe bërë më të veçantë.
    Për më shumë info, mund të hidhni një sy në faqen e instagramit, nën emrin lizard.print.

    ujjnnamed
    5. Do e mbyllja me BelaBelinda, artistja e aksesorëve “handmade”, të cilën e kam shumë përzemër.
    Çdo krijim është unik dhe i papërsëritshëm. Pra, diçka që do të këtë vetëm personi të cilit do t’ia dhuroni.
    Ndiqeni në instagram: bela_maci dhe jam e sigurt që nuk do zhgenjeheni 

    uaaannamed

     

    unnfffamed

    Gëzuar 8 Marsin të gjitha grave, ku do që ndodhen!
    Me shumë shumë dashuri
    Nga Ajla

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post