KryesoreAktualitetTe gjitha

Dhunohet me shkop bejsbolli, në gjendje të rëndë shefi i regjimit të burgut 313 


Është dhunuar me mjete të forta shefi i regjimit të burgut 313 në Tiranë. Nga të dhënat paraprake të publikuara në mediat kombëtare Bledar Pura, 36 vjeç është dhunuar me një shkop bejsbolli.

Mësohet se Pura është gjendur i dëmtuar në zonën e “Freskut” në afërsi të një pallati ku sipas deklarimit të tij dyshohet se është dëmtuar nga 2 ose 3 persona.

Ai ndodhet në spitalin e Traumës nën kujdesin  e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.  Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e ngjarjes. /Tiranapost.al