• Shqip
  • English
  • E martë, 23 Prill 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Te gjitha

    Dhunohet mjeku i Urgjencës, QSUT kërkon zbardhjen e ngjarjes dhe u bën apel qytetarëve


    Ditën e djeshme në mesditë u raportuar për dhunë ndaj një mjeku turni në Urgjencën e Spitalit Infektiv me rrethanat ende të pazbardhura. Për këtë ka reaguar sot Drejtoria e Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku dënon rëndë aktin e dhunës së ushtruar ndaj mjekut. Në reagimin e QSUT u kërkohet organeve kompetente të trajtojnë me seriozitet rastin dhe se ky nuk është rasti i parë që ndodh, pasi në shumë raste të tjera, mjekët dhunohen ndërkohë që janë në krye të detyrës.

    Reagimi i QSUT si më poshtë:

    Çdo akt dhune e agresioni ndaj mjekëve dhe personelit shëndetësor në tërësi përgjatë ushtrimit të detyrës së tyre është i papranueshëm, bazuar në normat ligjore, etike, morale. Çdo akt dhune ndaj bluzave të bardha është i papranueshëm duhet të trajtohet me seriozitet nga organet kompetente. Fatkeqësisht ky nuk është një rast i izoluar por është rast i përsëritur, që mjekë dhe infermierë të spitalit tonë dhunohen në krye të detyrës. Drejtoria e QSUT edhe një herë dënon aktin e dhunës të ushtruar mbrëmë ndaj mjekut infeksionist dhe u bën thirrje organeve kompetente të zbardhin ngjarjen dhe autori të marrë dënimin e merituar. Një apel të fortë i bëjmë opinionit publik, të mirëkuptojnë dhe përkrahin bluzat e bardha gjatë punës së tyre, të cilët pavarësisht situatave të krijuara, në asnjë rast nuk neglizhojnë misionin human, atë të dhënies së ndihmës së parë dhe shpëtimin e jetëve njerëzore./ Copyright/ Tiranapost.al. E.B