Aktualitet Sociale Te gjitha

Dhuna ndaj grave/ Ministrja Manastirliu bën thirrje të denoncojnë çdo rast


Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu mori pjesë në Konferencën Kombëtare ‘Të drejtat e grave janë të drejtat e njeriut’, organizuar nga Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza, në kuadër të 16 ditëve të sensibilizimit për dhunën ndaj grave. Ajo tha se duhet të jemi të gjithë bashkë për të luftuar këtë fenomen.

“Sot një grua që denoncon dhunën është shumë më e mbrojtur sepse me ndryshimet ligjore që miratuam në Kuvend, garantojnë urdhërin e menjëhershëm të mbrojtjes për gratë viktima të dhunës në 24 orët e para të denoncimit”, u shpreh ministrja.

Ajo gjithashtu tha se pas hapjes së qendrës së parë për trajtimin e viktimave të dhunës seksuale në Shqipëri LILIUM, puna do të vijoj për hapjen e qendrave të tjera LILIUM në të gjithë vendin.