Aktualitet

Dhoma Kombëtare e Avokatisë: Ndërpresim shërbimin për tre ditë, solidarizim për avokatin Ravik Gurra

Dhoma Kombëtare e Avokatisë: Ndërpresim shërbimin për

Nga e mërkura në të premten, nuk do ketë shërbim nga avokatët. Ky është vendimi i marrë nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë. Ata thonë se janë solidarizuar me kolegët e Elbasanit, për shkak të ngjarjes me avokatin e njohur Ravik Gurra, i cili u ekzekutua në mes të një lokali në Elbasan. Ravik Gurra njihej edhe si avokati i Shullazit dhe fisit Çapja.

Në një deklaratë për mediat, Dhoma Kombëtare e Avokatisë thotë se kjo është një nga ngjarjet më të rënda dhe u bën thirrje organeve ligjzbatuese të zbardhin sa më shpejt ngjarjen e të kapin autorët e vrasjes teksa.

"Dhoma solidarizohet më anëtarët. Kërkojmë edhe nga opinioni që të ndërgjegjësohet. Jemi koshient që në situata të tilla një ndikim të madh ka edhe destabilizimi politik. Për avokatët që thyejnë urdhrin, masë disiplinore./ Tiranapost.al. E.B

http://www.tiranapost.al/vrasja-e-ravik-gurres-avokatet-ne-elbasan-bojkotojne-gjyqet-per-5-dite/