Aktualitet

Dhjetëra mijëra punëtorë francezë dalin në rrugë kundër reformave të Macron

Me dhjetëra mijëra drejtuesh trenash, mësuesish, infiermierësh dhe punonjësit në sektorë të tjerë kanë mbushur rrugët e qyteteve më të mëdha në francë për të kundërshtuar planet për reformimin e administratës shtetërore që ka presidenti centrist Emmanuel Macron.

Vetëm ditën e sotme janë mbajtur 180 protesta të ndryshme që ishin kryesisht paqësore, ndonëse ka pasur tensionime dhe përshkallëzime sporadike mes punonjësve dhe policisë. Si pasojë e këtyre protestave në Francë janë paralizuar mjetet e transportit publik, një numër shumë i madh shkollash dhe një numër i madh shërbimesh publike si muzeumet dhe bibliotekat.

Franca njihet si një shtet me administratë publike shumë të fryrë teksa ka 5.4 milion punonjës në shtet, më e madhja në rajon. Qeveritë e mëparshme kanë hezituar të tkurrin sektorin publik, për shkak të kundërshtimeve të mëdha dhe kostos politike që një reformë e tillë do të kishte. Por, Emmanuel Macron duke sfiduar traditën shekullore në Francë ka premtuar se do të largojë 120.000 punonjës të tepërt brenda këtij mandati qeverisës.

Kundërshtarët e tij e konsiderojnë planin e Macron si shkatërrim të shërbimeve publike dhe janë shprehur se nuk do të ndalin protestat derisa qeveria të tërhiqet nga planet e saj. K.H/tiranapost.al