Showbiz

Dhjetë arsye se përse je më e lumtur kur je single

Të gjithë urojnë “në dasëm”, e megjithatë studimet më të fundit amerikane dëshmojnë që beqarët, si burra ashtu dhe gra, janë më të lumtur sesa të martuarit. Jemi shumë larg asaj tablosë së garës mes atyre që janë të lirë dhe ata që janë të zënë, garë në të cilët në parët shihen si vajzat e suksesshme të “Sex and the city” nëse gjithçka shkon mirë apo si femra të dëshpëruara në kërkim të një burri nëse gjërat nuk duken dhe aq mirë.

E vërteta është se në vitin 2017 gratë e “vetme” janë të kënaqura me stilin e tyre të jetës, me punën që kanë zgjedhur dhe kanë ndonjë problem të vogël për të braktisur atunominë e tyre, ja se përse standartet e të fejuarve të mundshëm i ngrenë në mënyrë të frikshme. Në fund të fundit për të hequr dorë nga jeta që ke, ose për ta ndarë me dike, do duhet të zgjedhësh një njeri të veçantë, apo një princ të vërtetë. Dhe nëse për momentin asnjë kalë i bardhë nuk duket në horizont, ja dhjetë arsye se përse të jesh single dhe e lumtur njëkohësisht.

1) Nuk duhet të bësh sikur të pëlqen futbolli dhe të ndjekësh skuadrën e zemrës.

2) Nëse je single, tendenca është të mos izolohesh por të dalësh sa më shumë dhe të njohësh njerëz të rinj.

3) Mund të kënaqesh duke ndenjur në shtëpi me maska fytyre dhe duke kënduar hitin e fundit Justin Bibier, pa të ardhur turp dhe pa u dashur të justifikohesh.

4) Nuk të duhet të dalësh me vrap nga shtëpia me këpucët me taka ende në dorë sepse “ai” po të pret poshtë dhe orë e çast të telefonon ose nis mesazh për të të thënë që je dhjetë minuta vonë. Ndërkohë që mikeshat e tua e dinë shumë mirë: një grua ka ndryshim orari me të paktën 15-20 minuta.

5) Askush nuk do të të vërë në dukje se në shtëpi ke këpucë “koti”

6) Njerëzit single janë më të fokusuar në punë dhe arrijnë rezultate më të mira, pra dhe shpërblehen më shumë.

ne divan

7) Nuk do të të zërë kurrë sindroma “divan”, por edhe nëse të zë, do e bësh këtë me ndërgjegje të plotë e do kënaqesh, pa u shkundur një ditë për të thënë “po pse jam ngulur këtu dhe shoh filma, pa dalë kurrë?” dhe pa riskuar të dëgjosh atë përgjigjën “zemra, po ne jemi shumë mirë brenda në shtëpi, çfarë filmi do zgjedhim sonte?”

8) Stereotipi i femrës beqare me pamje për të qarë hallin dhe mbipeshë sot nuk ekziston më, pothuajse të gjitha femrat mbi 30 vjeç ngjajnë më shumë me protagonistet e “Seksi dhe qyteti” sesa me Brixhit Xhonsin.

9) Nuk do të duket të shkosh në shtëpitë e miqve të të fejuarit apo të burrit dhe të durosh dhe gratë e tyre të mërzitshme (8 në 10 gra nuk i duron dot shokët e burrit). Kur nuk ke burrë, nuk ke as miqtë e tij të mërzitshëm.

10) Nuk ka dreka dhe darka me familjen e tij, që një apo dy herë në vit mund të jenë të kënaqshme, por që çdo të dielë ta sjellin në majë të hundës.