• Shqip
  • English
  • E mërkurë, 11 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Të gjitha Tech

    ‘Me dhimbje’ njoftojnë se do ulen çmimet e iPhone. Tim Cook e justifikon kështu rënien drastike të fitimeve


    Shumë shpejt telefonat që i duan shumica do kenë çmime më të përballueshme. Këtë kanë njoftuar zyrtarë të Apple të cilët me shumë gjasa nuk kanë dashur, pro ndihen të detyruar sepse kanë dalë me rezultate shumë të dobëta, me të ardhurat nga shitjet minus 15% nga viti i kaluar.

    E gjitha ndodhi me telefonat e rinj të lancuar vitin e kaluar, me iPhone XE, iPhone XS dhe iPHone XSMax, për të cilat njerëzit u ankuan se i duan por nuk i blejnë dot, me çmimin që varion nga 1.499 dollarë. Shefi ekzekutiv i  Apple, Tim Cook njoftoi se do të rishikojë dhe do ulë çmimet e telefonave, por vetëm në disa vende. Sipas tij kjo lëvizje vjen në përgjigje të ndryshimeve të vlerësimit të monedhës në mbarë botën.

    Image result for tim cook

    Duhet të jesh dhe pak i zoti për të kuptuar në çështjet ekonomike. Tim Cook tha se fuqia relative e dollarit amerikan bëri që telefonat të shtrenjtohen në shumë vende të botës, por tani me politikat e reja do mbrohen klientët nga këto luhatje monedhash.

    The tech firm has been shook by poor results which saw iPhone revenue drop by 15 per cent on last year.  Apple boss Tim Cook said it is starting to adjust its pricing in some countries in response to currency valuation changes around the world 

    Kompania nuk ka specifikuar se në cilat vende do jetë përqendrimi më i madh, por një gjë u mor vesh; do rishikohet çmimi jashtë Amerikës, pasi është vërejtur se nuk ka pasur shumë shitje në tregjet ku monedha është dobësuar kundrejt dollarit qysh në vitin e kaluar. Të ardhurat për tremujorin e mbyllur në dhjetor arritën në vlerën 84.3 miliardë dollarë, që është një rënie prej 4.5 % nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar.
    Nuk dihet nëse do ketë ulje çmimi edhe për ne në Shqipëri, po për herë të parë Apple e ka kapur paniku dhe siç thonë disa ekspertë: Ankthi është armiku i inovacionit./ Artikulli i marrë nga Daily Mail/ Për Tiranapost.al. 

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post