• Shqip
  • English
  • E martë, 21 Maj 2019
  • Shqip
  • English
  • Amvisa Perfekte Lifestyle Të gjitha TIP top

    Dhe pastaj do duash ta pish kafen këtu e jo në Bllok


    Sa herë e ke dëshiruar një tarracë të madhe për të pirë kafen si zonjë ? Me pizhama, pa u lyer. Me shapka, e pakrehur… mos e lër më të mbetet ëndërr. Nuk e ke ti në shtëpi një ballkon të vockël fare? Me idetë e duhura mund të kthehet në një vend fantastik. Hapësira nuk do rritet por dhe aq sa është do bëhet ashtu siç ti e do.

    Para se të na akuzosh se po ia fusim kot dhe se po flasim përçart, na lër të të tregojmë një galeri me foto. Në ballkonin tënd mund të ketë vend edhe për një krevat. Ti vetëm shih fotot. Dhe fillo mendo për projektin tënd të ardhshëm, për vendin e preferuar për ta pirë kafen në rehati të plotë. Atëherë Blloku as që do të të hyjë fare në sy.