SPORT

"Dhe në fund për dreq, gjithmonë fitojnë gjermanët"

Gary Lineker, ish-lojtar i kombëtares angleze të futbollit ka komentuar fitoren e djeshme të Gjermanisë, që i çuditi të gjithë. Një përmbysje spektakolare e rezultatit në minutën e fundit ndaj Suedisë.

Ai ka, si të thuash, përditësuar shprehjen e tij që e tha në botërorin "Itali 1990": “Futbolli është një sport i shpikur nga anglezët. Aty luhet 11 kundër 11, por në fund fitojnë gjithmonë gjermanët".

Image result for germany wins

Sot Lineker shkruan në Twitter: "Futbolli është një lojë e thjeshtë, 22 burra vrapojnë pas topit për 82 minuta dhe më pas gjermanët mbeten me një lojtar më pak. Kështu që 21 burra vrapojnë për 13 minuta pas topit e në fund për dreq fitojnë sërish gjermanët”.

*Ky post është publikuar në Tiranapost.al dhe është përkthyer nga Eneida Daci.